Bota Shqiperia

Amerika e ndau për së gjalli me fëmijët, babai tregon momentin e tmerrshëm: I përcolla me duart e mija

Pete Gojçeviç, babai qe percolli tre femijet e tij, per t’u bashkuar me nenen qe u debua drejt Shqiperise, u zgjua ne mengjes dhe kuptoi se makthi që kishte përjetuar një ditë më parë në Romulus ishte e vërtetë.

Keshtu shkruajne mediat e huaja, ne nje reportazh kushtuar babait qe po perjeton dhimbjen me te madhe, ndarjen per se gjalli nga gruaja dhe femijet.

Të martën, ai percolli në aeroport tre fëmijët e tij, pas vendimit qe ata te rrinin ne Shqiperi, ku gruaja e tij dhe nena e tyre, Cile Precetaj u deportua disa javë më parë nga autoritetet amerikane.

Babai tashme nuk ka asnje siguri se kur do t’i shohe ata. “Ne kete situata nuk do te doja qe te shikoja as armikun tim me te keq” tregon ai, duke shtuar se kishte bërë një pakt me gruan, se nëse ajo do të deportohej në Shqipëri, fëmijët do t’i bashkoheshin asaj në atdhe. Dhe ne fakt e mbajti premtimin e bere.

Ai nuk kishte mundesi te mbante me nje familje pa gruan, nderkohe qe punon dhe duhet te kujdeset edhe per nenen qe e ka te verber.

“T’u thoja lamtumirë fëmijëve të mi ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë në jetë”, tha Gojcevic. Ai eshte babai i Michael, 16 vjeç dhe dy vajzave Megan dhe Martina përkatësisht 10 dhe 8 vjeç.

Me heret ka perballuar nje dhimbje te madhe, ndarjen nga jeta te vellait, por me pas jeta vazhdoi. Ai emigroi që në 1973-shin në Michigan me prindërit e tij. Më parë, ai jetonte në Mal të Zi. Kishin qenë pikërisht prindërit e tij që i kishin sugjeruar t’i dërgonte letra asaj qe u be edhe gruaja e tij.

Dasma u be ne vitin 2004-n, nderkohe qe per nënshtetësinë amerikane te gruas tregon se ka paguar mbi 250.000 dollarë nëpër procese gjyqësore. Ne fund, u perballen me vendimin e debimit.