‘Amerika e Vogël’ në Kaos: Si po kthehet Incirliku i Turqisë në një Qytet Fantazmë

Hapësirat ngjitur me bazën ajrore të Incirlik të Turqisë, ku më shumë se 20,000 persona ushtarakë të huaj ishin bazuar më parë, aktualisht duken të braktisura dhe të shkretura. Sputnik u kërkoi vendasve një sërë mendimesh për këtë çështje. Baker Zekai Demir tha se tregtarët në Incirlik mbeten në “një situatë shumë të vështirë” pasi amerikanët dhe personeli tjetër ushtarak i huaj preferojnë të mos e lënë bazën për qëllime sigurie. Gjysma e shitësve lokalë kanë mbyllur dyqanet e tyre, ndërsa të tjerët kanë parë që bizneset e tyre janë pergjysmuar. Më parë, në Incirlik kishte më shumë se një mijë tregtarë, por tani vetëm disa qindra prej tyre kane mbetur, “tha Demir për Sputnik.
“Ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të vijnë në pune çdo ditë pa shpresuar se do kene ndonje fitim. Pas fillimit të një hetimi për bashkëpunimin e ushtrisë me Organizatën Terroriste Fethullah (FETO) të përfshirë  vitin e kaluar në grushtin e shtetit në Turqi, ushtarët më në fund pushuan së lëni bazën, “sipas tij. “Tregtaret kanë frikë nga protestat popullore, pas ngjarjeve të lidhura me FETON, prandaj biznesi ynë në Incirlik është ndalur”, tha Demir. Kadir Amac, pronari i një restorani të vogël në Incirlik, beson që baza ajrore Incirlik duhet të mbyllet. Ai i përshkroi Shtetet e Bashkuara si armik të Turqisë dhe jo si mik. “Është normale e qarte që ata përdorin cdo gje në interes te tyre për të arritur qëllimet e tyre. Amerikanët kryen sulme mbi ne, duke u bazuar në territorin tonë”, tha ai. Amak gjithashtu pohoi, ” ishin Shtetet e Bashkuara pas  grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, duke përdorur bazën Incirlik.” Sipas tij, “Autoritetet nuk flasin hapur për rolin që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në këto ngjarje, sepse ata kanë interesat e tyre strategjike”. Ai kujton: “Ka pasur përpjekje të përsëritura për të mbyllur bazën, por kjo nuk mund të bëhet pasi ajo është në pronësi të NATO-s”. “Deri në vitin 2023 shpresojme qe kushtet do të ndryshojnë dhe Turqia do të jetë në gjendje të mbyllë bazën.” Për shkak të faktit se personeli i bazës ka ndaluar së larguari nga territori i saj, shumë tregtarë lokalë duhej të mbyllin dyqanet e tyre. Tregtari Muhintin Aksu, vuri në dukje mosdashjen e autoritetet lokale për të treguar ndonjë interes për zgjidhjen e problemeve”. Ai tha se “për shkak të kësaj, shumica e shitësve duhej të mbyllnin bizneset e tyre.”
Ramazan Isik, pronar i një çajtoreje, tha se dyqanet e pakta që janë ende në Incirlik punojnë vetëm disa orë në ditë. Ai shtoi se njerëzit tani nuk mund të paguajnë qiranë aty ku më parë, ishte e vështirë të gjeje një dyqan të mbyllur”. Selver Kaplan i partisë Turke Vatan të krahut të majtë, nga ana e tij, e quajti bazën Incirlik “një dënim për Turqinë”. “Që nga themelimi i saj në vitet 1950, baza ajrore Incirlik ka sjellë probleme dhe fatkeqësi për Turqinë dhe vendet e tjera rajonale. Ishte fatkeqsi për Irakun, Sirinë dhe Egjiptin. Ajo është një strehë e keqe, prandaj duam që ajo të jetë e Mbyllur “, tha Kaplan. Ai argumentoi se “baza e Incirlikut ishte përfshirë në grushtin e shtetit të vitit të kaluar dhe se ajo ishte e lidhur edhe me një incident tragjik ku një avion ushtarak rus u rrëzua në vitin 2015”. “Ne planifikojmë të mbajmë një tubim në qytetin Adana për të kërkuar mbylljen e bazës së Incirlikut. Ne nuk duam që forcat amerikane dhe gjermane te jene në Incirlik, pasi ata dëshirojnë ti bëjnë dëm Turqisë dhe vendeve fqinje me qellim për të kryer aktivitetet e tyre të spiunazhit në territorin tonë, “tha ai. Nga ana tjetër, Hayri Akgun i Partisë Turke për Liri dhe Solidaritet (ODP) e përshkroi ekzistencën e bazës së Incirlik si “provë e varësisë së Turqisë nga imperializmi”. “Baza e Incirlik është në përputhje me interesat imperialiste, tregon varësinë e vendit tonë nga imperializmi.Situata kur avionët ngrihen nga territori ynë për sulme në vendet fqinje, duke përfshirë Irakun, është e papranueshme. Ne kemi bërë thirrje për mbylljen e kësaj baze për shumë vite dhe kjo mbetet qëllimi ynë kryesor,” vuri në dukje ai. Në fillim të korrikut, Gjermania filloi tërheqjen e forcave të saj nga baza ajrore Incirlik, pasi që në qershor u miratua edhe nga Bundestagu gjerman pas gjithe atyre mospajtimeve të Berlinit me Ankaranë. Konflikti midis Berlinit dhe Ankarasë daton në muajin maj, kur Turqia bllokoi një grup ligjvënësish gjermanë qe donin te vizitonin bazen e Incirlikut, e cila është përdorur nga Berlini për të kryer fluturime zbuluese si pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër grupit terrorist Daesh. Mustafa Yeneroglu, një ligjvënës turk që përfaqëson Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), tha per Sputnik se vendimi për të ndaluar ligjvënësit gjermanë të hyjnë në bazë u bë për shkak të kërcënimeve të paraqitura nga politikanët që mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) Një grup i listuar si një organizatë terroriste në Turqi. Tani për tani, rreth 3,000 ushtarakë të huaj kane mbetur në Incirlik, qytet i cili më herët ishte shpallur si “Amerika e vogël”.

Sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne