Amerika jep ndihma financiare për aleatet e saj për tu përballur me ndikimin e Rusisë

Kongresi i Amerikës për tu përballur me shtrirjen e ndikimit të Rusisë, sidomos për tu përballur me sulmet kibernetike të mundshme të hakërave rusë, ka paraqitur planin për ndihma financiare për aleatet e Amerikës.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se në planin e Kongresit të Amerikës i cili pritet të votohet ditën e martë në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij vendi, do të ndahet një buxhet në vlerë 250 milionë dollarë për vitin 2018 dhe 2019 për tu përballur me ndikimin e Rusisë. Ky buxhet do të shpenzohet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme dhe jetike të infrastrukturës në vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian përball sulmeve kibernetike. Vlen të theksohet se politikanët perëndimorë sidomos ata amerikanë, shumë herë kanë akuzuar hakerët rusë për sulme kundër institucioneve shtetërore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne