Amerika kundër traktatit për ndalimin e armëve bërthamore, Uashingtoni nuk shkatërron asnjë armë bërthamore

Departamenti Amerikan i Shtetit të shtunën në orët e para të mëngjesit ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka kundërshtuar traktatin për ndalimin e armëve bërthamore.

Përfaqësuesit e 122 vendeve kundër armëve bërthamore në mesin e tyre edhe Irani, të premten në selinë e OKB në Nju Jork, miratuan tekstin e paktit për ndalimin e plotë të ndërtimit, testimit, prodhimit, përfitimit, posedimit, deponimit, transferimit, përdorimit dhe kërcënimit me përdorimin e armëve bërthamore në çfarëdo rrethanash. Sipas traktatit për ndalimin e armëve bërthamore, vendi që posedon armë bërthamore dhe anëtarësohet në këtë traktat, përgjatë një afati të caktuar duhet t’i shkatërrojë të gjitha armët bërthamore dhe objektet për prodhimin e tyre. Regjimi Sionist dhe të gjitha vendet poseduese të armëve bërthamore duke përfshirë edhe Amerikën, bojkotuan procesin e votimit të këtij traktati. Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit duke theksuar se Uashingtoni nuk ka marrë pjesë në negociatat për miratimin e traktatit për ndalimin e armëve bërthamore, deklaroi se Uashingtoni nuk mbështet këtë traktat. Shumica e vendeve të NATO-s dhe vendeve të tjera të cilat janë nën ombrellën bërthamore të Amerikës, gjithashtu, për shkak të presionit dhe urdhrit të Amerikës, nuk kanë marrë pjesë në negociatat përkatëse me miratimin e traktatit për ndalimin e armëve bërthamore. Megjithëkëtë miratimi i këtij traktati të ri, konsiderohet një ndryshim ndërkombëtar shumë i rëndësishëm, për arsye se ky traktat është rezultat i një procesi gjatë të cilat shumica e vendeve kundër armëve bërthamore kanë vendosur t’i thonë “JO” mekanizmit të cilin fuqitë e mëdha bërthamore gjatë gjysmë shekulli të fundit e kanë përkufizuar dhe zbatuar atë në nivel ndërkombëtare me qëllim të ruajtjes së interesave dhe armëve të tyre bërthamore, si dhe vetë këto vende të marrin në dorë normat dhe mekanizmat për ndalimin e armëve bërthamore dhe përdorimin e këtyre armëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne