Bota

Amerika merr një vendim të ri kundër palestinezëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën edhe një hap tjetër kundër palestinezëve.

Presidenti Donald Trump, në fillim preu ndihmat ndaj Palestinës ndërsa tani ndaloi të gjitha ndihmat e bëra për refugjatët palestinezë nëpërmjet Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Deklarata u bë nga Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

Ajo bëri të ditur se vendi i saj ka ndaluar ndihmat për refugjatët palestinezë të bëra nëpërmjet Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit duke shpjeguar arsyen e këtij vendimi mbroi mendimin se Agjencia e OKB-së ka të meta të pariparueshme.

Agjencia e Ndihmës së Refugjatëve Palestinezë në Kombet e Bashkuara ndihmon rreth 5 milionë palestinezë./ trt

OPINIONE