Amerika ndërpret ndihmat ndaj palestinezëve në Gazë, Bregun Perëndimor dhe Jordani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se ndaluan të gjitha ndihmat për palestinezët që jetojnë në Jordani, Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, që është i pushtuar nga Izraeli.

Autoritetet e Departamentit amerikan të Shtetit bënë një deklaratë me shkrim për agjencinë turke të lajmeve, Anadolli (AA).

Në deklaratën e këtij departamenti ndërkohë që konfirmohet ndërprerja e të gjitha ndihmave ndaj palestinezëve që jetojnë në Jordani, Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas kërkesës së qeverisë palestineze.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Saib Ureykat kishte deklaruar se Kryeministri i Palestinës, Rami el-Hamdallah’ın, në kuadër të Ligjit Kundër terrorit të miratuar vitin e kaluar në Kongresin amerikan, me qëllim që të pengohet padia kundër Palestinës, kishte dërguar një kërkesë drejtuar Departamentit amerikan të Shtetit për ndërprerjen e ndihmave të bëra në fushën e sigurisë.

Ligji i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës parashikonte obligim për të gjitha qeveritë që marrin ndihma financiare nga ky vend (Amerika) ishte shprehur Ureykat duke shtuar: “Nuk duam ndihma që mund të bëhen shkak për të dalë para gjykatës”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne