Amerika nuk mund ta përdorë Ukrainën për të marrë pikë nga Rusia

Amerika nuk mund ta përdorë Ukrainën për të përfituar dhe marrë sa më shumë pikë nga Rusia.

Kështu deklaroi sot Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë i cili tha se Moska është e gatshme të hyjë në bisedime me Uashingtonin lidhur me Ukrainën mirëpo në këtë mes vendosja e sanksioneve në asnjë mënyrë nuk është efikase. Riabkov rikujtoi se bisedime dypalëshe mes Rusisë dhe Amerikës për çështjen e Ukrainës, në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësojë bisedime katërpalëshe mes Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë. Ky diplomat rus rikujtoi se pala ukrainase nuk kërkon zgjidhjen paqësore dhe politike të krizës në Ukrainë dhe shtoi se autoritetet amerikane nëse duan zgjidhjen e krizës duhet të bindin palën ukrainase që të bashkëpunojë. Sipas gazetës Uashington Post, Donald Trump që më herët kishte thënë se Ukraina nuk ishte prioritet i diplomacisë amerikane, tani ai mundohet ta përdorë atë si kartë fituese përballë Rusisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne