Amerika i përgjigjet Rusisë: Bombardojmë çdo vend që dëshirojmë!

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se marrëveshja e arritur për krijimin e zonave pa tensione në Siri, nuk do të ushtrojë ndikim mbi operacionet ajrore të koalicionit kundër ISIS në Siri dhe avionët do të bombardojnë terroristët në çdo vend ku të jenë.

Associated Press njofton se një zëdhënës i Pentagonit të premten ka deklaruar se koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga Amerika, do të bombardojë çdo vend ku vepron grupi terrorist ISIS dhe do të garantojë se ky grup terrorist nuk do të ketë asnjë vend të sigurt! Ky zëdhënës i Pentagonit kujtoi se qeveria e Amerikës nuk është nënshkruese e marrëveshjes së arritur gjatë negociatave në Kazakistan. Zëdhënësi i Pentagonit shtoi: “Ne do të vazhdojmë operacionet tona në atë mënyrë që të mos krijohen tensione dhe luftime, ndërsa nuk jemi të gatshëm t’i deklarojmë detajet e këtij veprimi në skenën e luftës shumë të komplikuar siç është ajo e Sirisë!”. Kjo është në kohën kur Aleksander Laurintiev, i dërguar special i presidentit të Rusisë për çështjen e Sirisë, të premten ka theksuar: “Fluturimet ajrore sidomos të forcave ajrore të koalicionit kundër ISIS të drejtuar nga Amerika në asnjë mënyrë nuk janë paraparë në zonat për “Reduktimin e Tensioneve”, as me paralajmërim dhe as pa paralajmërim!”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress