Bota

Amerika po i hedh “benzinë zjarrit” për të djegur Palestinën me kryeqytet të saj Jeruzalemin Lindor

Në deklaratën e saj, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) thekson:

“Amerika po i hedh “benzinë zjarrit” për të djegur shtetin Palestinez me kryeqytet të saj Jeruzalemin Lindor.

Vendimi i SHBA-së që të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit tregon cinizmin me të cilin imperializmi amerikan merr pjesë në mënyrë aktive në krimin që kryhet kundër popullit të Palestinës nga Izraeli dhe aleatët e tij, i pari prej tyre SHBA-të, por edhe BE-ja. Akti i fundit jo vetëm që thellon edhe më tej marrëdhëniet me Izraelin, por dhe barazon dhunuesin me viktimën duke e quajtur “terrorizëm” luftën e drejtë të popullit Palestinez.

Rezultati i kësaj politike afatgjatë është vazhdimi i pushtimit të Palestinës, dhuna që ushtron shteti i Izraelit kundër popullit Palestinez, vrasjet, mijërat e të burgosurve politikë, muret ndarëse, kolonializmi, me dy fjalë tortura e një popull të tërë.

Tani, SHBA-të, me vendimin e ri të tyre i hedhin “benzinë zjarrit”, që kërkon të djegë zgjidhjen e themelimit dhe njohjes së shtetit Palestinez, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin të tij, në krahë të Izraelit. Për më tepër, një akt i tillë lidhet në mënyrë të qartë me zhvillimet e përgjithshme në Lindjen e Mesme dhe Gjirit Persik, ku SHBA-të në mënyrë të projektuar nxisin konflikte luftarake, ndryshime kufijsh në kontekstin e planit të ashtuquajturit të “Lindjes së Mesme të Madhe”, me synim kontrollin e burimeve të energjisë dhe pjesëve të tregut, të rrugëve të transportit të mallrave.

Qeveria e SYRIZA-ANEL mban përgjegjësitë e veta të rëndë në këtë krim, jo vetëm për shkak se e shfajëson dhe sistematikisht e zbukuron imperializmit amerikan, por edhe për shkak se ajo zhvillon marrëdhënie të thella me Izraelin dhe madje duke i dhënë këtyre marrëdhënieve  karakter strategjik, duke përfshirë kështu vendin edhe më thellë në planet imperialiste. Për më tepër, ajo është përgjegjëse sepse nuk ka kryer ende njohjen e shtetit Palestinez, duke mos zbatuar kështu vendimin përkatës të Parlamentit Grek që nga Dhjetori i vitit 2015, çështje që e ngriti së fundmi me Pyetje i gjithë Grupi Parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ndaj Ministrit të Jashtëm të Greqisë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh edhe njëherë solidaritetin e saj me luftën e drejtë të popullit Palestinez dhe dënon me mënyrën më vendimtare aktet e imperialistëve Amerikan dhe të aleatëve të tyre”.