Rrjeti amerikan NBC ka raportuar se SHBA është e gatshme për “sulm parandaluese” me armë konvencionale, nëse Koreja e Veriut vendos të kryejë një provë të re bërthamore
“ky informacion ka ardhur nga zyrtarë të lartë të shërbimit të inteligjencës amerikane” raporton NBC.
Këtë infromacion e kanë mohuar zyrtarë nga pentagoni, por nëse ky është i vërtetë atëherë bota rrezikon serjozisht shpërthimin e një lufte të re botërore që mund të ketë pasoja katastrofale për botën.
“Rreziku i një sulmi të tillë është se mund të provokojë një reagim të dhunshëm dhe të paparashikueshëm të regjimit në Korenë e Veriut dhe sulmin e tyre në Korenë e Jugut”, thekson NBC, transmeton “Gazeta Express”.//Gazeta Impakt