Bota

Amerika shkarkon tre zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për skandal seksual

3 zyrtarë të shtëpisë së bardhë janë shkarkuar nga detyra pasi akuzohen për abuzim seksual.

Gazeta Uashington Post shkruan se personat janë zyrtarë të agjencive të lidhura me Shtëpinë e Bardhë të cilët kanë përgjegjësinë për ta garantuar sigurinë e presidentit Donald Trump dhe të zëvendësit të tij në kohën e udhëtimeve dhe vizitave jashtë shtetit. Mark Rayan, zëdhënës i Pentagonit ka konfirmuar se ky departament po analizon dosjen e akuzave ndaj këtyre 3 zyrtarëve, për abuzimet seksuale në kohën e vizitës së presidentit në Vietnam. Më herët në kohën kur zv/presidenti amerikan ishte për vizitë në Panama, 4 zyrtarë të sigurisë janë akuzuar për abuzime seksuale dhe janë shkarkuar nga puna pas përfundimit të vizitës së zv/presidentit Mike Pence

OPINIONE