Amerika vazhdon mbështetjen logjistike ndaj organizatës separatiste terroriste YPG/PKK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një transferim të ri me qëllim logjistik prej afërsisht 60 maunash në rajonet e pushtuara nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në Siri.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, ditën e mërkurë nga porta kufitare Simelka ndërmjet Sirisë dhe Irakut, Amerika kaloi një autokolonë prej afërsisht 60 maunash.

Në autokolonë u evidentuan automjete të gjera, makina pune (ndërtimi), cisterna karburanti, gjeneratorë dhe mauna të mbyllura.

Burimet në fjalë bënë të ditur se maunat shkuan në rajonet e pushtuara nga YPG/PKK.

Kurse ndryshe nga dërgimet e tjera tërhoqi vëmendja se autokolona kaloi në orët e ditës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe përpara dy javësh kishte dërguar në rajonet e pushtuara nga YPG/PKK një autokolonë mbështetëse logjistike prej 60 maunash.

Amerika që prej vitit 2015 e këndej, duke nxjerrë si pretekst luftën kundër DAESH-it mbështet ushtarakisht YPG/PKK dhe ka ende 18 baza dhe pika ushtarake në Siri dhe rreth 2 mijë forca ushtarake./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne