Amerika vazhdon mbështetjen ndaj krimeve të Izraelit

Zëdhënësja e DASH duke reaguar ndaj shkatërrimit të një shkolle të palestinezëve nga ana e ushtarakëve të regjimit sionist, duke mbajtur qëndrim përkrahës nuk ka dënuar këtë veprim të regjimit sionist.

Heather Nauert në përgjigje të pyetjes lidhur me shkatërrimin e shkollës palestineze nga ushtarakët sionistë, mbështeti veprimet e regjimit sionist në territoret e pushtuara dhe nga palët kërkoi të ulin tensionet. Ditën e mërkurë, ushtria e regjimit sionist shkatërroi një shkolle vajzash në Betlehem në BPLJ dhe nxënësit vazhduan mësimin në ambient të hapur. Zëdhënësja e DASH gjithashtu njoftoi ndërprerjen e ndihmave financiare të Amerikës për Egjiptin dhe tha se Uashingtoni në kuadër të interesave kombëtare të tij, nuk do të lejojë që Egjipti të shfrytëzojë 195 milion dollarë ndihma deri në kohë kur të vë re progrese në procesin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Egjipt. Nga ana e saj ministria e jashtme e Egjiptit ka shprehur keqardhjen për këtë vendim të Amerikës dhe paralajmëroi për pasojat negative në marrëdhëniet mes dy vendeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne