Amerikanët mbështesin terroristët kurdë, sulmojnë Sirinë

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të rralla ajrore ndaj forcave proqeveritare siriane, pas asaj që u quajt prej tyre si një “sulm i paprovokuar” ndaj kurdëve aleatë dhe luftëtarëve arabë.

Afro 100 luftëtarë proqeveritarë mbetën të vrarë gjatë incidentit të mesnatës në provincën Deir al-Zour. Ata pretendohet të jenë përpjekur të zgjerojnë terrenin në lindje të lumit Eufrat, që ishte nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) pas zmbrapsjes së militantëve xhihadistë të Shtetit Islamik.

Media shtetërore tha se “agresioni” amerikan la dhjetëra njerëz të vrarë apo të plagosur. Lugina e Eufratit shërben si një vijë informale demarkacioni në lindje të Sirisë, me qeverinë që kontrollon pjesën perëndimore, ndërsa rebelët atë lindore. Dy palët janë përleshur atje përgjatë vitit të kaluar, në përpjekje për të larguar xhihadistët e ISIS nga bastioni i fundit i tyre i madh në vend.

Ndërkohë, gjatë së enjtes në Siri, avionët e forcave proqeveritare të presidentit Bashar al-Assad kanë bombarduar fshatra në zonën e kontrolluar prej rebelëve, Ghoutën lindore, shumë pranë kryeqytetit Damask për të katërtën ditë me radhë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues i luftës civile në Siri me seli në Londër, njoftoi se të paktën 36 civilë mbetën të vrarë, duke e çuar numrin e viktimave në 185 që prej së hënës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne