Amerikanet nisin sulmin kunder familjes Berisha

Gazeta Shqiptarja tregon qe Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime pranë organit të akuzës konfirmojnë ekskluzivisht për Report Tv, fletëthirrjen e Prokurorisë dhe pohojnë se Shkëlzen Berisha do pyetet për çështjen “CEZ”. Gjithashtu fletëthirrje ka edhe për Nuel Kalajn, i njohur ndryshe si sekseri i negocimit të marrëveshjes për privatizimin e OSSH te shoqëria çeke “CEZ”.

Shkëlzen Berisha u thërrit tre herë nga komisioni hetimor parlamentar për skandalin “CEZ”, por në të treja prezencat përpara këtij komisioni ai nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke refuzuar të bëjë edhe betimin. Thirrja e Shkelzen Berishes mesa duket eshte ne perputhje me premtimet e ambasadorit amerikan qe ne janar  / shkurt do kishte arrestime peshqish  te medhenj. Dhe mesa duket peshku i madh eshte familja Berisha e cila ne vitet 90 ishte aleatja me besnike dhe fanatike e sundimit amerikan dhe kapitalizmit ne Shqiperi. Tani eshte koha per te shperblyer aleatet. Kuptohet qe amerikanet apo prokurorja Marku nuk do te hap ndonjehere hetime ndaj Bankers Petroleumit dhe kompanive amerikane qe vete ambasada amerikane ruan dhe mbron.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne