Amerikani që e ndiente veten “iliro-pellazg” i hypën karrocës të mbushur plot me shqiptarë dhe ja merr këngës

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën shihet një amerikan duke kënduar “Kuq e Zi” në mesin e shqiptarëve.

Në paradën e mbajtur kohët e fundit në Nju Jork, shqiptarëve iu bashkëngjit edhe një amerikan me ngjyrë që me sa duket edhe ai është ndier “iliro-pellazg”.

Në paradën ku shihen shqiptarë majë një karroce gjendet edhe amerikani që i është bashkuar turmës me këngën “Kuq e Zi” të Medës, Seldit dhe Sinanit.

Videoja është shpërndarë nga shumë artistë shqiptarë, mes tyre edhe Sinan Hoxha, që e këndon vetë këtë këngë.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme për të parë se kush është personi që bëri bujë në rrjet.

https://www.instagram.com/p/Byg1OHUFLhq

 

https://www.instagram.com/p/BAG4aLxB8Y4

Amerikani ka madje një emër alla shqiptar në Instagram, ku e gjeni si Klej Zezakaj. Me siguri që Klej e di kuptimin e fjalës “zezak”, përderisa e ka vendosur në profilin e tij.

Pasi u hodhëm një sy videove të tij, pamë se Klej e flet shumë mirë shqipen, madje dhe shan në gjuhën tonë.

Ai publikon posterat e këngëtarëve shqiptare që japin koncerte në SHBA dhe poston video qesharake duke kënduar shqip. Ja një video e tij duke i kënduar byrekut

https://www.instagram.com/p/Bx2ojsClejp

 

Klej ka miq shqiptarë dhe publikon shpesh foto me ta, duke bërë simbolin e shqiponjës. Ai madje ka takuar dhe reperen Baby Gee apo këngëtaren Enca, të cilën e quan zemër:

https://www.instagram.com/p/BtqT4ljl4Ax

https://www.instagram.com/p/BjAiLkXHrQ2

I riu amerikan pëlqen muzikën me çifteli, kërcen valle shqiptare dhe këndon shqip!

Klej është shumë i ndjeshëm edhe ndaj ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri e Kosovë, dhe i tejçon ato jashtë kufijve për t’i ndërgjegjësuar të gjithë!

Me pak fjalë Klej duket të jetë një i ri puro shqiptar!

https://www.instagram.com/p/BtmdnPJFyLl

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne