Amerikania vret brutalisht djalin e saj 2-vjeçar, vetëm pse urinoi në shtrat

Vdekja ishte e tmerrshme, mizore, poshtëruese dhe torturuese pasi i vogli nuk kishte mundur as të mbronte veten.

Katrina Shangreaux nga Dakota e Jugut është dënuar me 40 vjet burg për vrasjen brutale të djalit të saj 2-vjeçar.

Nëna 30 vjeçare u shpall fajtore pasi kishte rrahur me rrip deri në vdekje të voglin, vetëm pse kishte urinuar në shtrat.

Ajo nga nervat e kishte hedhur foshnjën për tokë, e kishte goditur me rrip në stomak dhe shpinë më 28 korrik të 2016, por vendimi per denimin e saj u mor tani.

Ndihmësja e avokatit ka thënë se si pasojë e rrahjes, djali kishte pësuar gjakderdhje në tru, shenja të djegies me cigare në kokë dhe dëmtim të organeve gjenitale.

Gjykata kishte propozuar që gruaja të dënohej nga 27 deri në 33 vjet burg, por gjyqtari kryesor i rriti dënimin për shkak të krimit mizor që kishte bërë.

Sipas tij, vdekja ishte e tmerrshme, mizore, poshtëruese dhe torturuese pasi i vogli nuk kishte mundur as të mbronte veten.

Pasi djali vdiq, nëna dhe gjyshja kishin pastruar gjakun dhe kishin fshirë gjurmët, duke u munduar të fshehin fajin.

Kur përfundoi punë, ajo telefonoi 911, duke u thënë se djali i kishte vdekur pasi kishte pirë lëng molle të prishur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne