Amir Abdulahjan: Ale Khalifa e ka shndërruar Bahrejnin në një eksperiment për sionistët

Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit ka shprehur keqardhje për ekzekutimin me vrasje të dy të rinjve bahrejnas dhe deklaroi se regjimi Al Khalifa e ka shndërruar Bahrejnin në një eksperiment për politikat e pista amerikano-sioniste.

Husejn Amir Abdulahjan në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam vuri në dukje ndërhyrjen e jashtme në vendimmarrjen e regjimit Al Khalifa të Bahrejnit dhe tha: “Mospërfillja e regjimit Al Khalifa ndaj kërkesave të popullit të Bahrejnit është bërë shkak për një ndarje të thellë mes qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore”.

Amir Abdulhadi duke thënë se demokracia në Bahrejn ka vdekur, theksoi: “Kriza në Bahrejn është shumë serioz dhe bisedimet e qeverisë dhe protestuesve mund ta shpëtojnë Bahrejnin nga kjo krizë”.

Amir Abdulahjan gjithashtu vuri në dukje planin amerikano-sionist “akordi i shekullit” dhe deklaroi: “Akordi i shekullit përkrah planeve të tjera amerikane do të varroset në varrezat e Shtëpisë së Bardhë”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne