Amnesty International: Bombardimi i Mosulit nga koalicioni amerikan, është shkelje e të drejtave ndërkombëtare

Organizata Amnesty International ka deklaruar se qindra qytetarë irakianë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS të kryesuar nga Amerika që janë kryer kundër pozicioneve të ISIS në Irak.

Amnesty International në raportin e saj që u publikua dje, thotë se forcat e koalicionit kishin dorë në sulmin ajror në Mosul, më 17 mars, nga i cili, sipas Amnesty International, u vranë 150 civilë. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar se ka pasur viktima civile. Në raportin e Amnesty International theksohet se dëshmia e mbledhur në terren në Mosul “tregon për një model alarmues të sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga të cilat janë shkatërruar shumë shtëpi me familjet e tëra brenda”. Në raport, po ashtu, shkruan se çfarëdo dështimi për ndërmarrjen e masave për evitimin e viktimave civile do të jetë “shkelje flagrante e së drejtës humanitare ndërkombëtare”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne