Amnisty International shpreh shqetësim për të drejtat e qytetarëve të Gjirit Persik pas sanksionimit të Katarit

Faqja informative “Persian Gulf” njoftoi se Organizata Amnisty International të shtunën ka publikuar një raport në të cilin ka deklaruar se veprimet e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit kundër Katarit kanë ushtruar ndikim negativ mbi të drejtat e njeriut të mbi dhjetëra mijëra qytetarëve në rajonin e Gjirit Persik.

Xhejms Linç, shefi i programit për të drejtat e njeriut në Organizatën Amnisty International, deklaroi se ndërprerja e marrëdhënieve të Arabisë Saudite dhe aleateve të saj me Katarin ka shkaktuar ndarjen e fëmijëve nga prindërit dhe ndarjen e burrave nga gratë e tyre në Katar dhe në vetë këto vende, si dhe shumë qytetarë në këto vende kanë humbur vendet e tyre të punës. Ndërkohë komiteti kombëtar për të drejtat e njeriut në Katar para kësaj ka deklaruar se 11 mijë persona qytetarë të Bahrejnit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe jetojnë në Katar dhe shumë qytetarë të Katarit gjithashtu jetojnë në këto tre vendeve. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, Bahrejnit, EBA dhe Egjipti në të njëjtën kohë kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin dhe kanë mbyllur të gjitha kufijtë e tyre me këtë vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne