ANALIZA E REUTERS/ “Tre vendet që nuk votojnë pro negociatave me Shqipërinë”

(Reuters) – Bashkimi Europian është i ndarë lidhur me vendimin nëse do të lejojë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë teksa ndjenja anti-emigracioni rritet në bllok, por NATO është gati të mirëpresë Shkupin në aleancën ushtarake perëndimore.

Me mbështetjen e gjerë për hapjen e bisedimet e anëtarësimit nga qeveritë e tjera të BE dhe Komisionit Europian, Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë që ministrat e Evropës të bien dakord gjatë takimit të së martës në Luksemburg, që do të hapte rrugën për aprovim nga krerët e qeverive të BE në një samit të enjten.

Megjithatë, Franca dhe Holanda, me mbështetjen e Danimarkës, po rezistojnë dhe mund të kërkojnë kushte të mëtejshme, të tilla si më shumë reforma për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe Maqedoni, thanë zyrtarët e BE.

Pasi Maqedonia dhe Greqia zgjidhën një mosmarrëveshje të vjetër rreth emrit që kishte bllokuar procesin e anëtarësimit në BE, hapja e bisedimeve do të shënonte hapin më të qartë deri tani në përpjekjet e bllokut për të rinovuar zgjerimin e saj me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pas viteve të neglizhimit të Rajonit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të miratojë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë në një samit në korrik. Shqipëria tashmë është pjesë e NATO-s dhe anëtarësimi është provuar të jetë një platformë për t’u bashkuar me BE.

“Unë pres dhe shpresoj që krerët e shteteve dhe qeverive të mund të bien dakord për të filluar bisedimet e pranimit”, tha Stoltenberg ndërsa arriti për një takim të përbashkët të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Ai tha se marrëveshja me Greqinë për të ndryshuar emrin nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore ishte “një marrëveshje historike që ofron një mundësi historike” për Shkupin për t’u bashkuar me NATO.

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha Parlamentit Evropian në prill se ai nuk mund të mbështeste zgjerimin e BE nësë më parë nuk realizohen reforma të brendshme të bllokut, dhe diplomatët thonë se pozita franceze nuk ka ndryshuar.

Diplomatë të tjerë thonë se thelbi janë shqetësimet e emigrimit.

“Reformat priten para se të mund të hapim negociatat, sepse kemi një nivel të lartë të kërkesave”, tha një burim diplomatik francez.

Franca dhe Holanda i dërguan një letër qeverive të tjera të vendeve të BE-së, ku thuhej se mungesa e reformave gjyqësore, korrupsioni tipik dhe krimi i organizuar ishin arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia nuk ishin gati për bisedimet e anëtarësimit në BE, sipas diplomatëve.

“Pikëpamja e tyre është se kushtet për hapjen e negociatave nuk janë”, tha një diplomat i BE.

Dy diplomatë të tjerë të BE dhe dy zyrtarë të BE thanë se shqetësimi më i thellë i Macron ishte se hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të përdorej nga politikanët e ekstremit të djathtë të cilët po marrin mbështetje me premtimet populiste për të ndaluar migracionin – duke përfshirë nga vendet relativisht të dobëta të Europës Lindore te vendet më të begata të Europës perëndimore.

“Macron mendon se kjo hap një krah për politikanët e djathtë për shkak të reputacionit të krimit të organizuar në Shqipëri. Ata nuk duan të hapen (bisedimet për anëtarësimin) para zgjedhjeve evropiane vitin e ardhshëm”, tha një zyrtar i BE i cili kërkoi të mos identifikohej, duke iu referuar votimit të ardhshëm të majit për Parlamentin Evropian.

Shefi ekzekutiv i BE, Jean-Claude Juncker, i cili vizitoi Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në mars, ka paralajmëruar se Ballkani mund të përballet me një kthim në luftë pa asnjë shpresë për t’u bashkuar me bllokun.

Të gjashtë vendet konsiderohen anëtarë të ardhshëm.

Largimi i menjëhershëm i Britanisë nga BE dhe oferta e papranuar e anëtarësimit nga Turqia, e shtyu Komisionin të propozojë një intensifikim të bisedimeve të pranimit me Ballkanin Perëndimor, edhe nëse kandidatët më të avancuar, Serbia dhe Mali i Zi, nuk kanë gjasa të bashkohen para 2025-ës.

Ndërkohë që Gjermania ndan shqetësimet franceze në lidhje me fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kancelarja Angela Merkel ka vendosur të mbështesë zgjerimin për arsye gjeopolitike dhe për të kundërshtuar rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon.

“Franca duhet të shohë dimensionin strategjik të afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE,” tha një burim i qeverisë gjermane për Reuters duke shtuar: “Ne argumentojmë se bisedimet e hapjes nuk janë mbyllja e negociatave të pranimit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne