Analize estetike e emisionit “Zone e lire” nga Arjan Çani

Nga Fabjan Ceka
Zone e lire dallon mjaft nga emisionet e tjera shqiptare. Te bie ne sy menjehere nga antipatia, ndjesia e perçmimit, dhe njekohesisht ftohtesise, qe reflekton ky program qe te kujton nje produkt elektroshtepiak, me qeset, bukepeshkun dhe kartonat e hapur tek enden neper dysheme duke u shkelur nga perdorusit e produktit, te emocionuar si shqiptaret e viteve ’90 kur vishnin “adidase” duke bertitur “liri demokraci”.
Nese Opinioni i Blendi Fevziut dhe Soiréeja e Jonida Shehut jane dy emisione neo-zogiste, edhe pse dy emisione komplet ndryshe nga njeri-tjetri, ku tek Soiréeja predominon dekadenca mikroborgjeze, ndersa tek Opinioni kemi te bejme me konservatorizem klasik, tek Zone e lire, gjerat jane ndryshe. Zone e lire ngjan me shume nje loje fashiste, nje produkt qe eshte qellim ne vetvete, thjesht pornografi, qe te kujton filmin “Salò” nga regjizosri dhe shkrimtari italian Pier Paolo Pasoloni.
E gjitha eshte nje loje e moderatorit, i cili eshte edhe protagonistiti i ketij programi fashist. Dalin ne pah qartesisht element sadizmi nga menyra se si ndertohen mardheniet midis moderatorit dhe te ftuarve. Te ftuarit jane thjesht vegla te protagonistit te emisionit. Gjithçka do ishte ndryshe nese ne kete program do kishte element
artistik, çdo gje do merrte tjeter kuptim, dhe menyra groteske, kllouneske dhe banale e te recituarit te protagonistit do kishin nje domethenie.
Gjerat qe ndodhin tek Zone e lire ndodhin ne te vertet, prandaj nuk kemi te bejme me art, por me pornografi, pra fashizem. Ajo qe e ndan artin nga pornografia eshte se ne art paraqitet e verteta e perkthyer dhe e filtruar nepermjet metafores, alegorise, simbolikes qe jane pjese e gjuhes artistike e cila shprehet konkretisht nepermjet teknikes. Nese shohim nje pikture te Rilindjes italiane ku paraqitet kyqezimi i Jezu Krishtit, kjo nuk do te thote qe jemi duke veshtruar nje pamje te nje njeriu qe me te vertet eshte kryqezuar. Pornografia paraqet diçka qe eshte ne te vertet duke ndodhur aty, dhe nuk ka asnje veshtiresi teknike per ta realizuar ate, dhe ai eshte edhe qellimi i saj, te filmohet ajo qe eshte duke ndodhur ne te vertet, çdo gje qe eshte duke ndodhur perjetohet ne te vertet.
Pornografia eshte e njejta gje me videot e realizizuara me aparate celular nga adoleshent te cilet tallin apo rrahin dhe dhunojne fizikisht adoleshent te tjere per tu argetuar. Pornografia eshte infantile, siç eshte infantil emisioni Zone e lire. Fakti qe eshte duke u filmuar nje gje qe eshte ne te vertet duke ndodhur, nuk do te thote qe aty eshte duke u paraqitur e verteta. Ne pornografi nuk ka te vertet. Vetem ne art ka te vertet. Nese bombardimi i qytezez baske te Gernikes do ishte filmuar nga nacionalistet e Francisco.
Franco-s, nuk do kishim te benim me art, edhe pse ajo qe po ndodhte ishte e vertet. Art eshte piktura e Picasso-s “Guernica”, ku paraqitet me gjuhen e artit, bombardimi i Gernikes. Pra, arti ka te bej vetem me te verteten e perkthyer ne gjuhen e artit dhe e verteta paraqitet ne menyre simbolike, nje gjuhe qe ka rregullat e saja, edhe pse keto rregulla ndryshojn sa here qe ndryshon sensi estetik i kohes, arti eshte gjithmone bashkohor. Nese ka ndonje artist qe arrin te hedhi posht dhe ti shkeli me kemb, dhe ti poshteroj madje, te gjitha rregullat e artit dhe te gjithe artistet dhe bindjet e tyre qe egzistonin deri ne ate kohe, duke treguar dhe vertetuar se e verteta kerkon te tjera rregulla loje per t’iu afruar asaj, arti vlereson vetem revolucionaret dhe eshte i pameshirshem me reaksionaret.
E verteta eshte revolucionare dhe jo reaksionare. Nje artist qe mund te bej nje veper ku paraqitet shperthimi i Gerdecit ne te njejten rryme artistike dhe sens estetik te Gernikes te Piacasso-s, nuk eshte duke bere art, pasi vepra nuk do te ishte bashkohore, dhe nuk do te kishte te vertet aty. Nje veper e tille do ngjante me shume me filtrat qe sherbejn per te zbukuruar fotografite e aparateve celulare te brezave te fundit.
Ne Shqiperi nuk ka art per arsye se shqiptaret jane nje popull reaksionar, siç e kam vertetuar edhe ne shkrimet e mia. Ne Shqiperi egziston gjithmon nje frike nga e reja. Fakti qe sot shqiptaret kane nje celular smartphone ne dore nuk do te thote qe ato kan ndryshuar edhe bindjet e tyre. Bindjet e shqiptareve jane shume te kalçifikuara dhe vazhdojne te reflektohen edhe ne emisione te tipit Zone e lire.
Ky program te kujton fjalimet e Mussolini-t dhe ballkonin e tij. Te ftuarit, ne kete emision, ngjajne me turmen qe degjonte fjalimet e Mussolini-t, jane pasive, ata sherbejne vetem per ti dhene kenaqesi protagonistit te programit. Zone e lire eshte emision diktatorial, pra infantil, ku personazhi kryesor nuk ndan gje me te ftuarit, qe te kujton ata femijet qe i mbajne lodrat vetem per vete dhe nuk i ndajn me shoket e pallatit. Opinioni dhe Soiréeja jane shume here me demokratik. Tek Soiréeja eshte e vertet qe kemi te bejme me nje realitet dekadent mikroborgjez, nje dimension i krijuar nga vizioni subjektiv i moderatores, ku te gjithe jane te lumtur, por kjo hapesire ndahet dhe shijoet nga te gjithe te ftuarit e moderatores.
Zone e lire eshte e kunderta e Soiréese. Ne Zone e lire, moderatori nuk ndan asgje me te ftuarit, te ftuarit poshterohen per kenaqesine e moderatorit, ne te njejten menyre siç mesueset shqiptare tallnin, rrihnin dhe poshteronin nxenesit dikur, dhe ndoshta edhe sot.
Zone e lire ngjan me shume me ato shtepi ku nuk haet buk dhe frigoriferi eshte gjithmone boshe, jo se kemi te bejme me nje familje te varfer nga pikepamja ekonomike, perkundrazi, kemi te bejme me nje familje qe eshte mire ekonomikisht, por qe nuk di si te haj dhe ti shpenzoj leket. Nje familje qe ne dark han buke e djath edhe pse ka lek. Realiteti i paraqitur ne Zone e lire eshte nje realitet objektiv, siç eshte edhe tek Opinioni i Fevziut, ndersa tek Soiréeja e moderatores Jonida Shehu, kemi te bejme me nje realitet subjektiv. Te treja keto emisione paraqesin tre faza te ndryshme te kapitalizmit. Ne Zone e lire ndodhemi ne fashizem, dhe me sakt ne nje ambjent ku nazistet benin eksperimente me viktimat e tyre.
Ne Opinion ndodhemi ne kapitalizmin e sotem shqiptar ashtu siç eshte ai sot, por qe kujton kohen Ahmet Zogut, si koha e art se djathtes shqiptare me nostalgji, nje nostalgji e shprehur ne menyre te matur dhe jo pasionale. Opinioni ngjan me ato ambjentet brendshme te pallateve te ndertuara ne periudhen e tranzicionit, ambjente te ftohta, qe nuk ngrohin dhe nuk shprehin asgje. Te Soiréeja ndodhemi ne kapitalizmin e se ardhmes, ne nje bote ku nuk ka me mistere, dhe çdo gje i dedikohet qefit dhe argetimit, nje argetim me nota te theksuara trishtimi dhe melankolie qe te kujton deri diku muziken impresioniste franceze dhe me saktesisht kompozimi, e nje nga kompozitoret me te medhenj te te gjitha koherave, Claude Debussy, “Prélude à l’aprè-midi d’un faune”.
Eshte e vertet qe Soiréeja eshte nje emision subjektiv, dhe impresionizmi eshte me shume nje lloj arti objektiv. Impresionizmi tentonte te paraqiste emocionet qe shkaktonte bota e jashtme objektive, ne mendjen e artistit, dhe “Prélude à l’aprè-midi d’un faune”, nje nga simbolet e muzikes impresioniste, i ka te gjitha keto element. Ajo qe e ben kete veper dhe Impresionizmin ti ngjasoj Soiréese eshte qe “Prélude à l’aprè-midi d’un faune”, nuk ka ndonje mesazh per te thene, eshte nje kulminacion i nje bote te vjeter, i fund shekullit te XIX (1894), dhe nje bote qe kishte arritur kulmin e saj, çdo gje tashme ishte e arritur, nuk kishte me mistere, rrjedhimisht ky aspekt reflektohet ne kete kompozim.
Kompozitori vezhgon boten e jashtme dhe arritjet e medha te shekullit te XIX, dhe paraqet me gjuhen e muzikes, ndjesit qe kjo bote shkakton tek ai, ku verehet nje lloje melankolie. Ne Zone e lire nuk ka fare asnje lloje nostalgjie apo melankolie, ka vetem cinizem, urrejtje, perçmim, ndjesi qe i gjejme te emisionet e “humorit”shqiptar. Jo me kot menyra e te recituari te aktorit te ketij programi, ngjan shume me menyren e te recituarit te aktoreve te emisioneve “humoristike” shqiptare, qe te kujtojn nje tenxhere boshe dhe ndjesi skamjeje. Te gjitha keto ndjesi reflektohen teper qarte ne sensin estetik te gjithçka qe ka te beje me çdo gje qe eshte prodhuar nga shqiptaret, dhe nuk ka si te jete ndryshe, arti nxjerre ne dukje anen shpirterore te çdo kujt. Ne art nuk genjen dot. Arti eshte pasqyre e asaj çka je. Nuk ka si shqiptaret te jene nje popull me vlera perderisa nuk arrin dot te prodhojne art.
Vete shqiptaret jane nje popull anti estetik, arkitektura shqiptare e ketyre viteve kapitalizmi eshte anti estetike, nuk ka si te behet art dhe prodhime cilesore kur menyra e te ndertuarit eshte jo estetike. Nuk mund te kete ne nje shoqeri ku ne nje fushe ka arritje te medha dhe ne nje tjeter arritje skadente. Po te shohim emisionet e “humorit” qe paraqiten ne ekranet shqiptare, ato ngjajne si dy pika uji me shtesat e pallateve qe jane ndertuar ne Shqiperi pas renies se sistemit socialist.
Menyra se si lyen dhe vishen femrat shqiptare ne keto emisione ngjan me qendrat komerciale qe jane ndertuar ne Shqiperi. Shqiptaret edhe kur vishen ne menyre elegante ngjajn keq. Problemi eshte me i thelle se ç’mund te duket. E keqja do shume shekuj te dali nga shpirti, dhe nuk eshte e thene qe te dali.
Deri ne keto momente nuk ka asnje sinjal qe shoqeria shqiptare po shkon drejt se mires, perkundrazi nryshimi i sistemeve vertetoj qarte qe shqiptaret anojne ne menyre te padiskutueshme nga e keqja, ndihen mire ne asimetri, kaoz dhe anarki. E urrejn te verteten, te miren, punen, rregullin, simetrine, dhe disiplinen qe jane baza e te berit art. Nuk na mbetet gje tjeter veç se te kenaqemi me cirkun fashist qe eshte Zone e lire. Kur nuk ke art do kenaqesh me versioni surrogat te tijin, qe eshte cirku./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne