Analize estetike e videoklipeve shqiptare

Nga Fabjan Ceka

Çfare mund te shkruaj me qe nuk e kam thene per shoqerine dhe kulturen shqiptare. Eshte e veshtire te thuash gjera te reja per kete shoqeri, per arsye se nuk arrin dot te prodhoje vlera ne asnje dimension te sajen. Kemi te bejme me nje popull introvers, te mbyllur, te ndrojtur, te vonuar intelektualisht, me nje bote shpirterore teper te varfer, aspak pasionant. Te gjitha keto tipare i dallojme qartesisht ne boten e artit shqiptar, ne kete rast do te merrem me videoklipin shqiptar. I kam shpjeguar te gjitha arsyet, ne shkrimet e mia, perse tek shqiptaret mungon sensi estetik, mungesa e kultures te punes, tendeca per te shkaterruar gjithçka, urrejtja ndaj disiplines. Mund te duket sikur ka ndonje mister apo shoqeria jone eshte teper e komplikuar per ta kuptuar ate, dhe jo me kot ka mjaft libra dhe emisione televizive, qe i qasen historise shqiptare sikur kemi te bejme me nje popull mistik, te veçante, me i lashti, por ne fakt siç e kam faktuar tek shkrimet e mia, shqiptaret jane nje popull i ri me nje histori te shkurter, dhe per me teper nuk ka asnje mister dhe komplikim per ta deshifruar ate. Nese do kishim te benim me nje popull te lashte, duke qene se Shqiperia ndodhet ne Evrope, dhe ky fakt nenvizohet gjithmone nga shqiptaret si prove qe ne i perkasim qyteterimit Evropian, do te kishim edhe nje histori arti shqiptar qe shkon pertej artit te Greqise te lashte dhe Perandorise Romake, ose te pakten qe i perket se njetes periudhe te asaj greke dhe romake. Mungesa e komplikimit duket edhe ne artin shqiptar, ku predominon siperfaqesorja, veprat artistike shqiptare jane ne pergjithesi te thjeshta, jo te komplikuara, nje dimensionale, banale, per arsye se nuk ka te kaluar artistike ne Shqiperi, historia e artit ne Shqiperi fillon ne shekullin e XX me realizmin socialist. Nuk ka si te jete ndryshe kur kemi te bejme me nje popull te ri si shqiptaret. Videoklipet shqiptare, nuk mund ti shpetojne edhe ato kesaj te vertete. Ne to duket qarte qe kemi te bejme me nje vend qe nuk ka qyteterim, çdo gje eshte nje dimensionale, e ceket, pa asnje simbolike, kemi te bejme me nje produkt qe eshte qellim ne vetvete, i cili i afrohet me shume pornografise se sa artit. Sensi estetik, ne keto videoklipe, eshte inegzistent, ndriçimi dhe fotografia jane amatore dhe nuk shprehin asgje, keto probleme i verejme dhe jane te njejtet ne te gjitha fushat ku kemi te bejme me kameren ne Shqiperi, ne kinematografi apo edhe ne televizion. Kjo renie dramatike e cilesise dhe teknikes ne Shqiperi, ne keto vite te post-socializmit, verteton dhe konstaton edhe nje here qe nuk ka asnje arsye llogike te besosh se qyteterimet vine duke u permirsuar, qe e ardhmja do sjelli permiresime ne çdo aspekt te shoqerise, qe ardhmja do jete me e mire se e kaluara vetem per faktin se eshte e ardhme.

Ajo qe vihet re ne çdo gje qe ka te bej me punen ne Shqiperi, eshte nje lloj amatorizmi dhe pa aftesie teper e theksuar, dhe nuk ka se si te jete ndryshe per videoklipet, ku predominon vetem nje lloj videoklipi.

Shqiperia eshe nje shoqeri ku nuk ka zhanera ne boten e artit, qofte edhe ate te artit konsumist. Predominon vetem nje qasje ndaj realitetit, çdo gje eshte uniforme dhe e njetrajtshme. Shenje e pakontestueshme e nje shoqerie jo pluraliste. Deri ne vitet 90, u tentua deri diku, edhe si nje inerci qe ishte rezultat i ndryshimit te sistemeve, te krijoheshin zhanera te ndryshem, sidomos ne muzike. Liria e shprehjes dhe mendimit te lire, nuk solli asnje lloj zhvillimi cilesor ne boten e artit shqiptar. Natyrshem, dhe te lene te lire te shprehin vetveten e tyre pa u kontrolluar dhe u censuruar nga nje force shteterore, siç ndodhte ne socializem, shqiptaret perfundojne gjithmon tek arti banal, surrogat, qesharak dhe grotesk, ku gjithe keto cilesime qe permenda jane rezultat i te qenurit te pa afte dhe pa talent i shqiptareve, dhe jo sepse ato tentojne te bejne nje art banal, surrogat, qesharak dhe grotesk. Keto tipare shifen mjaft mire ne emisionet e “humorit” neper ekranet televizive shqiptare, tek te cilat verehet nje shpirtligesi ne menyren e te recituarit nga “aktoret”.

Nje boshllek shpirteror qe i ka rrenjet tek varferia shpirterore e shqiptareve dhe nga mungesa e theksuar e talentit. Ne stilin e te recituarit tek keto emisione konsumi, verehet nje dashakeqesi, dhe urrejtje, pikerisht si pasoje e te mos paturit talent dhe te qenurit te pa afte. Sa me shume tentojne per te bere per te qeshur publikun keto emisione, aq me shume duket meskiniteti dhe shpirti i zi shqiptar. Nje humor i shtirur dhe i sforcuar, ku nxjerr lakuriq, pa dashur, shoqerine shqiptare ashtu siç eshte ajo, nje shoqeri boshe, nje shoqeri aksidentale, e shpikur nga fuqite e medha ne fillim te shekullit te XX. Qellimi i ketyre emisioneve palaço, nuk eshte te nxjerri te verteten nepermjet humorit, siç eshte, ne fakt, edhe roli i humorit. E verteta del ne pah ne menyre aksidentale. Nese tek videoklipet shqiptare paraqitet realiteti shqiptar ne menyre infantile, piterpaneske, megjithate edhe pse tentohet ne pergjithesi te shkohet drejt provokimit sensual, kjo gje nuk arrihet per shkak te pa aftesise teknike te kinematografeve, te cilet nuk arrine dot te kthejne ne realitet vizionin e regjizorit, edhe pse keto videoklipe nuk kane regjizor, dhe si rezultat final del nje produkt feminor. Ne te kundert tek programet e “humorit” del, pa dashur, nje dhune dhe urrejtje, qe nuk jane aspak feminore, dhe ngjajne me shume me pikturen e Francis Bacon-it “studime te portretit te papes Inocenti i X”.

Tek videoklipet shqiptare paraqitet nje Shqiperi ku kapitalizmi eshte i suksesshem, dhe nuk ngelet gje tjeter vetem te gezojme jeten, ti marrim frytet aq te pritura te kapitalizmit, sepse çdo gje eshte ne rregull, te gjithe jane te lumtur dhe te suksesshem. Te gjithe kane makina te shtrenjta dhe jane te pasur, varferia nuk egziston. Kendveshtrimi eshte ai i shtreses kapitaliste. Dallim i madh ky me kinematografine shqiptare post-socialiste, e cila ka akoma veshtiresi te gjej nje kendveshtrim per filmat qe prodhohen sot. Ne keto filma mungon nje kendveshtrim nga i cili duhej te tregohej subjekti i filmit. Ky difekt, teper i rende, bene qe filmi te humbas mesazhin qe tenton te percjelli regjizori, duke krijuar paqartesi tek shikuesi, i cili ne fund mbetet i pa kenaqur dhe i duket sikur nuk ka pare asgje ne ekran. Kinematografia mbetet akoma nje sipermarrje qe nuk e ka ne dore klasa kapitaliste shqiptare, dhe jo me kot, ne keto filma nuk e shohim filmin nga kendveshtrimi i klases kapitaliste. Ne fakt, filmi nuk ka asnje kendveshtrim. Kinematografia ka qene gjithmone e lidhur me industrine, ne socializem kishim nje industri te zhvilluar dhe, njekohesisht, nje kinematografi te zhvilluar. Me shkaterrimin e sistemit socialist, u shkaterrua dhe industria, dhe bashke me te edhe kinematografia. Sot ne Shqiperi mungon industria, klasa kapitaliste eshte nje klase kapitaliste tregtare dhe jo induatriale, por ne te njejten kohe ne Shqiperi, nuk egzistojne kushtet e duhura, per arsye historike, qe te krijohet nje shtresezim klasor, ku shtresat e pasura te jene te pa levizura per shekuj me radhe, ne menyre qe te investojne ne art duke sjellur, pra, nje sens estetik te caktuar. Te pasurit e sotem, ne Shqiperi, nuk kane asnje lloj sigurie qe do te jene te pasur per vitet e ardhshme. Shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri dinamike, çdo gje eshte ne levizje, kaoz. Kinematografia kerkon investime shume te medha ne para, gje qe ne muzik nuk eshte e nevojshme. Mund te prodhosh muzik edhe vetem, dhe mund te besh nje videoklip vetem me disa qindra euro. Per keto arsye muzika eshte nje pune qe ecen, kostot jane te uleta, dhe fitimet te medha, per ato artiste qe jane pjese e sistemit te lokaleve ku kendohet live.

Ne Shqiperine post-socialiste televizioni dhe muzika e konsumit kane arritur te jene aktivitete ekonomike te suksesshme, te afta per fituar para dhe prestigj. Fenomen, ky, mjaft interesant, duke marre parasysh se Shqiperia eshte nje vend tipik i botes se tret, me institucione mjaft te dobeta, ku ne 30 vitet e fundit keto institucione kane rene disa here, korrupsioni i shtrire ne te gjitha dimensionet e shoqerise, klasa politike po ashtu e korruptuar dhe e afte te korruptoj gjykatat dhe prokurorine, popullsia shqiptare e varfer, dhe gjithmone duke tentuar te emigroj ne Perendim, po ashtu perqindja e papunesise shume e larte.

Nuk kemi pse presim prodhime me cilesore nga shqiptaret, apo qe ky vend te funskionoje. Ne se ky vend do funskiononte nuk do ishte me Shqiperi dhe shqiptaret me shqiptar. Shqiperia eshte Shqiperi sepse eshte nje shoqeri jo funksionale, dhe shqiptaret jane shqiptare, sepse jane nje popull i mbaruar, donkishotesk, idiot, spiun, mashtrues, nje popull qe nuk e do te verteten, nje popull i pa bese, pa karakter, pa dinjitet, fodull, i piset, i ndyre. Jane keto tipare qe e bejne Shqiperine nje vend qe ja vlen te jetohet. Perendimi, ku dizintegrimi i maredhenieve shoqerore ka arritur fazen kulminante te saj, ka arritur ne te njejten kohe, edhe fundin e nje proçesi historik te filluar rreth 2500 vite me pare. Perendimi eshte nje trup steril, nje manekin, diçka e vdekur qe nuk mund te jap me asgje. Shqiperia, si nje vend jo perendimor, nje vend tipik aziatik dhe asimetrik, ku gjerat nuk funksionojne, ku mbizoteron kaosi, i jep kuptim jetes te njeriut, duke e ruajtur humanitetin. /Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne