Analize i emisionit 360 grade dhe Soirée per te kuptuar shoqerine shqiptare

Nga Fabjan Ceka.

Si tentative per te kuptuar me mire dhe me thelle njeriun shqiptar, i cili dallon shume, per arsye historike, nga popujte e tjere evropian, ja vlen te merren ne analize edhe emisionet qe shfaqen neper televizionet e ndryshme shqiptare. Permbajtja e emisioneve shqiptare, ne pergjithesi, eshte qesharake, vulgare, groteske, ku mungon komplet cilesia, por jo sasia. Televizioni i pare shqiptare ka qene RTSHja, e cili u ndertua gjate socializmit. RTSHja ka qene televizioni i vetem ne Shqiperi deri diku nga mesi i viteve ’90, ku filluan te lindin ne menyre te pashpjegueshme shume televizione private, ne nje periudhe ku ekonomia shqiptare ishte inegzistente, shqiptaret pa pune, Shqiperia e shkaterruar e tera, firmat piramidale kishin kolapsuar duke i vjedhur dhe ato pak para qe kishin kursyer shqiptaret me aktivitete ekonomike informale, por kjo eshte nje çeshtje tjeter.
Per kete shkrim, do marre ne konsiderate dy emisione te cilat jane totalisht ndryshe nga njeri-tjetri, per te zgjeruar sa me shume – duke kapur dy ekstreme televizive – rrezen dhe spektrin analitik, pasi keto dy emisione nuk kane asnje lidhje midis tyre, trajtojne dhe paraqesin ne nje menyre shume ndryshe nga njeri-tjetrin produktin televiziv. Emisioni 360 grade ( mund te merret si simbol i te gjithe emisioneve politike shqiptare ) nga moderatori Artur Zheji, dhe Soirée nga moderatojra Jonida Shehu, duke bere nje analize te ketyre dy produkteve per te arritur te kuptuar estetiken e njeriut te ri kapitalist shqiptar.

360 grade, rikthimi i estetikes te kjoskave buze Lanes te viteve ’90

Ndryshimi i sistemeve ne fillim te viteve ’90 ndaloi zhvillim ekonomik, urban, kulturor te planifikuar nga sistemi qeveritar socialist, duke e lene Shqiperine viktim te instinkteve shkaterruese shqiptare. Traditat asimetrike turko-nomade, dalin ne pahe çdo here tek shqiptaret ku mungon planifikim simetrik – duke i lene te lire per te zaptuar territorin – i cili merre drejtimin e nje zhvillimi asimetrik natyrshem tek shqiptaret, siç, ne fakt, ndodhi gjate viteve ’90. Liria, tek shqiptaret, prodhon gjithmone çadren turke-nomade, si simbol ançestral i nen-ndergjegjes shqiptare. Asimetria eshte emerusi i perbashket mbi te cilen vepron psiqika shqiptare. Ndertimi i gjithçkaje i lene ne dore te instinktit asimetrik shqiptar, ne mungese te territoreve te huaja per te pushtuar, pasi pushtuan vetveten gjate viteve ’90, si kujtim i dyndjeve turke-nomade drejt atyre territoreve qe njihen sot si Shqiperi gjate shekullit te XIV – XV, u ndertuan çadrat e reja, kjoskat, si qendrim kunder sistemit simetrik socialist, per te shenjuar edhe njehere territorin, per te kujtuar perseri çadrat e dikurshme. Metamorfoza e kjoskes ne debat politik televiziv, nuk erdhi si rezultat zhvillimor i nje sistemi simetrik, por si evoluim organik i nje sistemi asimetrik, i cili fillon me çadren nomade, vazhdon me kjosken, dhe perfundon ne emisionet televizive ku debatohet mbi politiken shqiptare.
Menyra se si jane ndertuar keto emisione nuk eshte shume me ndryshe nga ajo e kjoskave qe u ndertuan buze Lanes gjate viteve ’90. Sensi estetik i emisioneve debat – politik, qe shfaqen neper televizionet shqiptare, eshte praktikisht i njejte me ato te kjoskave te ndertuar ne vitet ’90.
Ne menyre me specifike, ne emisionin 360 grade dalin ne pah karakteristika si: groteskja, fodulleku, farsa, qesharakja, mbivlersimi i vetvetes, donkishotizmi, palaçolleku, te cilat jane pjese perberese e estetikes te ketij emisioni – kjoske, dhe njekohesisht te shoqerise shqiptare ne pergjithesi, qe te kujton çadrat turke ku rrihej kembekryq duke ngrene me duar ne tepsi dhe duke biseduar.
Zhvillimi kulturor shqiptar nuk arrin dot te kaperceje çadren nomade turke si themelin mbi te cilen ndertohet gjithça nga shqiptaret sikur te ishte ADNja qe riprodhon gjithmone te njejtin informacion. Nje gje e tille shfaqet edhe ne emisionet te tipit debat – politik, te cilet jane thjesht nje faze evolutive ne te cilen ndodhet çadra turko – nomade tek shqiptaret. Menyra e llogjikimit, ne keto emisione, eshte produkt i drejtpedrejt i nivelit nen – mesatar te zhvillimit mendor shqiptar, dhe nuk ka si te jete ndryshe, ku, siç e kam thene ne shkrimet e mia rreth artit shqiptar, Shqiperia eshte nje vend qe, per arsye historike, nuk eshte kapur kurre nga rrymat artistike qe kane karakterizuar Perendimin, dhe per rrjedhoj nuk ka patur kurre mundesi qe te zhvillohet nje sens estetik tek shqiptaret i tipit perendimor, perveç asaj i çadres nomade turke.
Siç kjoskat pushtuan hapesirat publike gjate viteve ’90, duke e trasformuar Tiranen ne nje stan si ne kohen e popullsive turke – nomade te cilat ngulisnin çadrat e tyre ne ato territore ku ne sot jetojme, po ashtu, emisionet te tipit debat – politik, kane pushtuar hapesirat televizive duke ripropozuar estetiken e çadres te dikurshme, ku shqiptaret nuk kane me nevoj te ulen kembekryq dhe te vishen me çallma per te debatuar si dikur tek çadrat e tyre.
Banalja dhe siperfaqesorja mbizoteron ne keto emisione – kjoske, ku diferenca me videoklipet e muzikes te konsumit shqiptar, te cilat shfaqen neper televizionet e ndryshme, nuk eshte aq e madhe. Menyra e debatimit dhe komunikimit i perket tradites tipike skizofrene shqiptare, e cila eshte e ngjashme me paradokset e llogjikes matematikore, ku ne nje problem te caktuar nuk ka zgjidhje, siç eshte edhe misteri i mentalitetit shqiptar, ku tentativat per te kuptuar mbrapçsine e tij, nuk mund te ndermerret me nje arsyetim llogjik, pasi vete psiqika shqiptare eshte nje paradoks matematikor ku nuk egziston zgjidhja. Keto element duken qarte ne mardheniet shoqerore midis vete shqiptareve.

Soirée, dekadence mikroborgjeze

Soirée, emision mikroborgjez, ku estetika e post – Realizmit Socialist gershetohet me tendenca melankolie dhe nostalgjie, shkeputje nga realiteti i ngjashem me Versajen e aristokracise franceze te shekullit XVIII. Program interesant per tentativin e ndertimit te nje bote imagjinare si kunderpergjigje e terrorit te emisioneve me permbajtje politike. Mohimi i botes reale vazhdon me tematika revista grash qe vuajne nga depresioni, te cilat gjejne shpetim vetem tek ilaçet anti – depresive, ku shoqeria shqiptare shihet me syte e emisioneve te Fevziut per mbreterine e Zogut, ne te cilat flitet per nje bote qe nuk ka egzistuar kurre per te gjetur shpetim nga bota reale.
Emisioni Soirée eshte nje produkt mjaft i veçant nga emisionet e tjera qe shfaqen neper kanalet e shumta shqiptare. Nuk eshte emisioni i pare ne te cilin nuk flitet per politik, ka patur me qindra emisione te tille, por ajo qe e diferencon nga ato qindra te tjere, eshte se tek Soirée-ja ka nje lloj menefregizmi te dhunshem, nje mosperfillje totale ndaj botes reale. Ne kete emision jetohet ne nje bote imagjinare ku dhimbja nuk egziston, qe te kujton perralla si Borebardha apo Hirushja, por e perkthyer me nota te theksuara dekadence, melankolie, nostalgjie te nje shtrese shoqerore qe ka arritur te jete e suksesshme ne shoqerine kapitaliste shqiptare. Soiréeja, ne diference nga emisionet e tjera, ka deri diku nje kerkim te sensit estetik. Kendveshtrimi i emisionit, i botes qe tentohet paraqitet ne kete emision, eshte ai i moderatores, pra pikepamja eshte totalisht subjektive, siç e gjejme ne kinematografi ne filma si Taxi Driver, ku realiteti, ose bota e jashtme, shihet nga syte e protagonistit, pra ne menyre subjektive. Mund ta perfytyrojme Soirée-ne si ndergjegjen e palumtur te moderatores. Soirée-ja eshte nje lloj kerkimi i diçkaje te pa arritshme, i nje iluzioni te cilit sa me shume i afrohesh, me shume largohet. Kerkimi i nje qetesie te perhershme ku çdo gje eshte e qendrueshme dhe e pa levizshme. Soirée-ja, eshte kerkimi i nje çasti lumturie, ndertimi i nje keshtjelle per ata qe kane dhene doreheqjen nga jeta reale, si rrjedhoj e nje jete traumatike.
Nese tek emisionet ku debatohet per situaten politike te vendit, shohim nje Shqiperi qe ndodhet akoma ne fazen e tranzicionit te perhershem, ku kemi dy kampe qe luftojne sikur te ndodheshin ne nje shesh beteje te nje lufte qe nuk perfundon kurre, tek Soirée-ja kemi nje kendveshtrim teresisht te kundert. Ne Soirée shofim nje Shqiperi qe nuk ndodhet me ne tranzicion. Tranzicioni ka perfunduar per Soiréene. Tashme Shqiperia ndodhet ne nje faze ku varferia nuk egziston dhe te gjithe jane te lumtur.
Qasja ndaj realitetit, duke e mohuar teresisht ate, eshte, gjithsesi me reale se qasja ndaj realitetit te kinemase post – socialiste, ku as nuk arriet dot te paraqitet Shqiperia nga nje kendveshtrim i caktuar, qofte edhe ai i shtresave te pasura. Ajo qe paraqitet ne menyre indirekte ne filmat post-socialist, eshte pa aftesia shqiptare per te kuptuar situaten historike ne te cilen ndodhet shoqeria shqiptare, duke prodhuar filma amatoresk, qesharak, patetik, te cilet paraqesin nje realitet qe nuk i perket askujt. Tek Soirée-ja, kendveshtrimi ndaj realitetit shqiptar eshte shume i qarte, eshte nje realitet subjektiv i moderatores.
Soirée-ja eshte nje kunderpergjigje e drejtperdrejt ndaj filmave te Realizmit Socialist. Ne kinemane e Realizmit Socialist, kendveshtrimi i realitetit shqiptar ishte ai i luftes se klasave, i klases puntore, qe ndertonte socializmin per te shkuar drejt se ardhmes komuniste, nje shoqeri pa klasa. Shtepite ishin ato qe u ndertuan ne socializem, te vogla, me thjeshtesine dhe modestine e tyre tipike. Pikepamja ishte shume e qarte dhe e pa lekundshme. Soirée-ja eshte produkti i pare post – socialist, ku pikepamja, ne menyre te pa lekundur, eshte ajo nje shtrese te pasur qe jetone e shkeputur nga realiteti ne menyre perçmuese ndaj shtresave te varfera. Soirée-ja eshte nje celebrim ndaj vetvetes, gje qe kinemaja post – socialiste nuk ka arritur ta beje akoma, pasi shtresat e pasura shqiptare jane teper injorante per te investuar ne art, dhe te ndertojne nje kinema ku te shfaqet shoqeria shqiptare sipas vizionit te tyre. Soirée-ja e kryen ne menyre te persosur kete funksion. E vetmja gje qe e lidhe Soiréene me filmat dhe serialet televizive te post – socializmit, eshte hapesira teper e madhe e studios televizive, e cila ngjason me menyren se si filmat dhe serialet post – socialiste paraqesin ambjentet e brendshme te shtepive shqiptare. E dime te gjithe se shtepite shqiptare jane shume te vogla. Shtepite shqiptare, ne keto produksione, jane totalisht irreale, pasi ato jane teper te medha, nje madhesi qe te tmerron, e afte per te shkaktuar ndjesi agorafobie. Madhesia dhe hapesirat agorafobike te studios televizive te Soirée-se jane nje lloj revolte ndaj shtepive qe u ndertuan ne socializem, nje shenje distancimi, nje tipar dallues me pjesen me te madhe te shoqerise shqiptare, e cila jeton akoma ne shtepite e ndertuara ne socializem. Nje tentative per te mos pranuar, apo mohuar te kaluaren, nga shtresa e re e pasur shqiptare, e cila e ka per turp te pranoj origjinen e saj, siç ndodhte me aristokratet e rinj francez, ne kohen e Ancien Régime-it, te cilet blenin me para tituj fisnikerie, dhe qe kishin turp te pranonin te kaluaren e tyre jo fisnike ne ballot me maska ne Versaje.
Soirée-ja, pra, eshte kjo: nje bote imagjinare e ndertuar si shpetim ndaj jetes reale, nga lodhja e se luftuarit ne nje bote reale. Ne nje realitet qe leviz shume shpejt duke mos patur kurre kohe qetesie dhe qendrueshmerie, nje qetesi dhe qendrueshmeri qe gjendet vetem ne Soirée – Versaje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne