ANALIZË MBI KUDSIN NËN HIJEN E AJETEVE KUR’ANORE

Nga: Sheikh Sharawi

Lë të sqarojmë ajetin ku Zoti thotë: “Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre.” (Isra, 6)
Kur do të ndodhë ky kthim? Do të ndodhë kur të kthehemi për së dyti adhurues tek Zoti.
Nëse dëshironi zgjateni në kohë dhe nëse dëshironi shkurtojeni atë (kohën e rikthimit) por këtë çështje duhet ta konsideroni si çështje fetare. Mos e lexoni si çështje e Arabëve apo e politikës ose diçka tjetër, por konsiderojeni atë si çështje besimi, si çështje islame. Dhe kjo nuk do të ndodhë derisa gjithësecili prej nesh të jetë i nënshtruar ndaj Zotit. Nëse do të jemi besimtarë të sinqertë ndaj Zotit ato nuk do të kenë asnjë mundësi ndaj nesh.
Zoti Fuqiplotë kur na paraqet një çështje në kur’an, domosdoshmërish do të gjejmë edhe reflektimin e saj në univers.
Edhe nëse nuk do të ndodhte mësymja e dytë e jehudëve ndaj myslimanëve, do të ishte gjendja jonë si të shkëputur nga metodologjia hyjnore dhe ku gjithësecili ndjek dëshirat e tij, ajo që do të sillte mësymjen e jehudëve ndaj nesh. Përndryshe premisa kuranore nuk do të vlente. Por, Zoti ka një ligj që quhet shkak-pasojë (domosdoshmërish duhet të ndodhe kështu që të plotësohet premtimi hyjnor).
Prandaj, disa nga të përkushtuarit e Zotit kur u informuan se jehudët kanë hyrë në Kudsin e shenjtë, kanë bërë sexhde falënderimi ndaj Zotit. Ne i pyetëm: “A i bini në sexhde Zoti në shenjë falënderimi se jehudët kanë hyrë në kudsin e shenjtë?” Thanë: “Po! Sepse Zoti e plotësoi premtimin e Tij ku thotë: “Që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra, 7) Fakti që hynë për së dyti, na vërteton ne se kjo është mësymja e fundit dhe se premisat të shprehura në kur’an do të na i vërtetojë Zoti në botën aktuale.
Kur jehudët bënë mësymjen e dytë mbi Kudsin, kjo nuk ishte rastësi por, kur ne si mysliman arritëm shkëputjen nga Zoti erdhi kjo mësymje.
“Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre” (Isra, 6)
Këto fjalë i drejtohen jehudëve. Shikoni përpikmërinë e fjalëve kur’anore ku Zoti thotë: “Ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.” (Isra, 6) Apo nuk është kështu? Jehudët janë të pasur. Dhe i ka pasuruar Zoti me djem dhe të gjithë djemtë i kanë futur në ushtri.
Dhe Zoti thotë: “Dhe ju shtuam më së shumti.” (Isra, 6) Kjo fjali “dhe ju shtuam më së shumti” nëse ti do të ulesh dhe ta analizosh në detajet e saj, si me kompjuter siç shprehemi, do të mahniteni. Çfarë do të thotë “dhe ju shtuam”? Kjo është ajo pjesë e të kërkuarit përforcime nga jashtë sepse personi ose grupi në fjalë nuk posedon kapacitetin për të kryer veprim. Të thërrisni apo kërkoni. Nëse shikoni jehudët, fuqinë e tyre nuk e kanë tek vetja e tyre por tek ato që mbrojnë interesat e tyre ?
Sepse pas tyre qëndrojnë dy nga supërfuqitë botërore. Pra ju dhamë juve (jehudëve) pasuri, dhe ju dhamë djem, dhe ju dhamë juve “më së shumti”. (Isra, 6) Pastaj Zoti e gjykon këtë çështje kur thotë për jehudët: “Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes.” (Isra,7) Tani, a do të vazhdojë fakti që jehudët do të ripërsërisin mësymjet mbi kudsin?
Jo! Sepse “E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja.” (Isra,7)
Këtu Zoti po na sjell neve një paralajmërim. “E kur të vijë koha e fundit” që do tju shëmtojnë figurën. Ndaj kujt ndodhë kjo gjë? Ndaj atyre që ishin adhurues të Zotit, sepse ne do të na tërhiqet vëmendja nga dhimja dhe do të kthehemi adhurues ndaj Zotit.
Por ne përsëri vërejmë se vetëdija islame dhe ligjërimi islam aktualisht është larguar nga e kërkuara.
Pra kur të jemi adhurues të sinqertë ndaj Zotit, çfarë do të ndodhë?
“E kur vjen koha e fundit pasiqë u krye edhe mësymja e dytë nga jehudët kundra jush dhe xhamisë Aksa duke ju prishur imazhin tuaj” që është gjëja më e rëndësishme tek njeriu fytyra (imazhi i tij), pas kësaj vjen ajeti përfundimtar : “të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra,7)
Historia e ngjarjeve është mëse e qartë siç po e shikojmë. Po pse në mësymjen e parë nuk përmendet xhamia dhe tani kur do të kthehemi ne për së dyti në kuds është përmendur xhamia?
“Ne u kumtuam në libër beni israilëve: “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”. Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë.” (Isra, 4-5)
Këtu nuk përmendet xhamia aksa si histori, e as si çështje por, pse e përmendën në ajetin tjetër ku thuhet: “të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra,7)
Në qasjen e parë kuptojmë që ka pasur triumf por ky triumf ka qënë në fillim të islamit, në kohën e khalifatit të Omerit r.a. kur hyri në kuds. Kur hynë në kuds nuk ishte çështja tek Izraelitët. Pse! Sepse xhamia në atë kohë nuk i përkiste atyre por, i përkiste perandorisë romake dhe triumfi i pare i joni në kuds nuk ishte çështja e xhamisë. Por, Zoti e përmend herën e dytë xhaminë sepse kjo do të jetë çështja e hyrjes në kuds.
“E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (isra:7)
Pra, ajeti ku përmendet kthimi i xhamisë tek jehudët na nxjerrë neve nga kudsi. Dhe kjo ndodhi. Apo jo? Kthimi i tyre na nxorri neve nga kudsi. Por, “E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e pare.” (Isra,7)
Xhamia përmendet herën e fundit dhe jo në ajetet e para, sepse nuk kishte të bënte me jehudët. Në hyrjen e parë xhamia i përkiste perandorisë romake e cila ishte e krishterë.
“dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra, 7)
Që nënkupton se do të kaloje një kohë që ato do të ndërtojnë mbi kudsin dhe me ndërtesa të larta. Përndryshe çfarë do të shkatërrojmë? A nuk thotë Zoti që: “dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra, 7)
Do të prishim atë që ndërtuan, domethënë, që do të kalojë nje kohë që do të ndërtojnë mbi të. Dhe kjo ka ndodhur. Apo jo?
“dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra, 7)
Në dashtë Zoti ne jemi në pritje të premtimit hyjnor ku thotë Zoti: “E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë)” (Isra,7)
Dhe pritja e premtimit të fundit është në dorën tone. Zoti e ka vendosur këtë premtim kushtëzues që nëse kthehemi adhurues të Zotit ashtu siç ishim herën e parë të fitores do të arrihet premtimi ku Zoti thotë: “E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra,7).

Përshtati: Vladimir Kera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne