Anarkistët: Kemi injektuar helm në ushqimet e supermarketeve

Kjo është një formë e frikshme e terrorizmit.

Një grup anarkistësh në Greqi ka shkaktuar panik pasi pretendon se ka helmuar ushqimet në supermarketet greke.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë anarkistët e ‘Zjarrvënësit e Zinj dhe Jeshil” duke injektuar acid hidroklorik në ushqime dhe pije.

Disa dyqane greke janë detyruar që të tërheqin mishin, qumështin dhe pijet Coca-Cola nga dyqanet mes frikës se mos janë helmuar.

Grupi anarkist pretendon se i ka marrë ushqimet nga supermarketet, i kanë kontaminuar dhe i kanë rikthyer në dyqane më vonë.

Autoritetet kanë rekomanduar që të mos konsumohet Coca-Cola në shishe 1.5 litra, mishi Yfantis dhe qumështi Delta.

Edhe më parë ka pasur kërcënime të tilla, por këtë herë shqetësimi është më i madh për shkak të fotove të postuara online.

Produktet e helmuara mendohet se gjenden në Athinë dhe Selanik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne