Anashkalimi i çështjes së Kudsit nga drejtuesit e namazit të xhamive Masxhid Ul’Haram dhe xhamisë së Profetit (s.a.v.s)

Sot kur shpallja e Kudsit si kryeqytet i regjimit sionist nga ana e presidentit amerikan Donald Trump është kthyer në çështjen më të rëndësishme botërore, drejtuesit e namazit të xhumasë në xhamitë Masxhidul’Heram dhe xhamisë së hazretit Muhamed (s.a.v.s) në Arabinë Saudite e kanë anashkaluar këtë çështje.

Donald Trump, president i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe botërore, Kudsin e shpalli kryeqytet të regjimit sionist dhe kjo ngjalli reagime të mëdha të botës dhe vendeve islamike. Mirëpo sipas një njoftimi të agjencisë Tunes Alan, sheik Abdullah Baixhan drejtues i namazit të xhumasë në xhaminë e Profetit (s.a.v.s) në Medina çështjen e palestinezëve dhe Kudsit e ka shqyrtuar dhe analizuar si diçka të zakonshme. Ndërsa Mahed bin Hamd Majgeli, drejtues i namazit të xhumasë në xhaminë Masxhidul’Heram, ka trajtuar çështje të ndryshme si mbështetja për mbretin dhe shprehja e besnikërisë ndaj tij, por nuk ka përmendur aspak çështjen e Kudsit. Heshtja e drejtuesve të namazit të xhumasë në Arabinë Saudite ndaj veprimit që ndërmori presidenti amerikan Donald Trump, i cili njohu zyrtarisht Kudsin si kryeqytet të regjimit sionist, ka ngjallur reagimin e popujve të ndryshëm të vendeve islame të cilët kanë dënuar këtë veprim./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne