Andi Bushati: Votimi i sotëm për Teatrin i vuri vulën grabitjes

Analisti Andi Bushati komentoi vendimin e sotëm të mazhornacës për të miratuar amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Bushati tha se votimi i sotëm i vuri vulën grabitjes.

“Votimi i sotëm është vënia e vulës për një grabitje. U duk sikur pati një reflektim në fillim. U hoq ligji fusha dhe u bë në atë mënyrë që mos e fitojë askush tjetër përveç Fushës. Pra është një tallje se ngelemi tek e njëjta kompani. Tallja tjetër është me publikun. Pra unë po bëj gjoja një garë, por prapë do e marrë kompania Fusha”- tha Bushati.

Ndër të tjera analisti u shpreh se opozita duhet të bojkotojë totalisht sistemin dhe jo vetëm djegien e mandatave të deputetit.

“Pse opozita duhet të qëndroje na atë parlament dhe të bëhet pjesë e këtij sistemi,  ku Rama po e përdor sistemin si letër higjienike për t’i shërbyer ligjit Fusha. Nuk po përfillet as populli dhe as presidenti për këtë çështje. Ligji tregoi që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje. Pra rolin për të treguar se këta njerëz janë për të vjedhur opozita e ka bërë. Opozita duhet të bojkotojë totalisht sistemin dhe jo vetëm djegien e  mandateve”- tha Bushati.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne