Anëtarët e parlamentit europian solidarizohen me grevistët palestinezë të urisë

Disa pjestarë të Parlamentit Evropian kanë organizuar një protestë në solidaritet me të burgosurit palestinëzë në grevë urie të enjten, në ditën e 11 të grevës masive të urisë “Liri dhe Dinjitet”, që po ndodh nëpër burgjet izraelite ku rreth 1,500 të burgosur palestinezë kanë marë pjesë.

Protesta u organizua nga Kryesuesi i Delegacionit për marrëdhëniet me Palestinën Neoklis Sylikiotis, dhe u zhvillua në Parlamentin Evropian në Bruksel, Belgjikë.

Midis pjesëmarrësve ishte edhe eurodeputetja Martina Anderson, një politikane irlandeze nga Irlanda Veriore, e cila ka kaluar 12 vjet në burgjet britanike. Anderson postoi një fotografi nga protesta, duke treguar një grup anëtarësh të parlamentit që mbanin shenja në mbështetje të të burgosurve.

Në protestë morën pjesë anëtarë të parlamentit nga Suedia, Greqia, Franca, Italia, Spanja, Britania, Austria, Danimarka dhe Portugalia.

Përfaqësuesi i ambasadës palestineze në Bruksel, Adel Attiyeh mori pjesë në tubim gjithashtu.

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne