Anëtarët e partisë raciste daneze dogjën Kur’anin në Stockholm

Anëtarët e partisë së djathtë ekstremiste “Drejtimi i Ngushtë” (Stram Kurs) nga Danimarka, dogjën Kur’an-i Kerimin në një tubim pa leje në një lagje në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, të cilët më pas e shpërndanë në rrjetet sociale.

Partia raciste kërkoi nga policia që më 12 shtator të djegë Kur’anin në lagjet Rinkeby, Fittja, Alby, Husby dhe Upplansvesby të Stockholm, ku jetojnë muslimanët, por pasi nuk arriti të marrë leje, provokimin e bëri fshehurazi në Rinkeby.

Sipas inçizimit të cilin e pubikuan në rrjetet sociale, automjeti në të cilin ndodheshin anëtarët e partisë raciste në orët e herëta të mëngjesit arriti në qendrën e lagjes Rinkeby. Një person i cili zbriti nga automjeti e dogji Kur’anin mbi të cilin derdhi benzinë.

Autorët e provokimit të shëmtuar u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi pa u dalluar nga askush.

Ithtarët e Rasmus Paludan, lideri i Stram Kurs, të cilët erdhën nga Danimarka, pavarësisht se policia nuk i lejoi më 28 gusht dogjën Kur’an-i Kerimin në qytetin Malmö të Suedisë.

Pasi inçizimet rreth provokimit u shpërndanë në internet, një grup anti-racist në Malmö reagoi ndaj provokimit, të cilët kishin bllokuar trafikun me djegien e gomave. Policia arrestoi 3 persona që kishin djegur Kur’anin.

Ndërkohë Paludan ishte dënuar me ndalesë 2-vjeçare për hyrje në Suedi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne