Shqiperia

Anëtari i AMA-s ngre shqetësimin: Antenat e kompanive celulare të vendosura 3 metra larg pallateve (FOTO)

Pavarësisht se disa gazetarë kanë shprehur disa herë shqetësimin për numrin e lartë të të prekurve nga kanceri, anëtari i AMA-s dhe pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu ndjen se kjo çështje ende nuk ka hyrë në axhendën mediatike.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Facebook, Bregu tregon se si antenat e kompanive celulare qëndrojnë aq pranë banesave të qytetarëve.

“Për disa ditë me radhë, disa kolegë gazetarë publikuan shqetësimin për shtimin e numrit të të prekurve nga tumori! Por kjo temë ende nuk po hyn në “axhendën” e mediave!
Duke tentuar ta rikthej në vëmendje, po e ilustroj këtë shqetësim!
Kjo foto tregon një antenë të kompanive celulare, vendosur sipër një pallati. Antena është vetëm 13 metra larg një spitali privat. Më pak se 30 metra nga një shkollë nëntë-vjeçare dhe jo më shumë se 50 metra larg një çerdheje!
Hallet e përditshme nuk na lënë që të ngrejmë kokën, për të parë antenën për të cilën nuk është pyetur askush nga banorët e pallatit.”, shkruan Bregu krahas fotos.

Një nga pionerët e kësaj çështjeje prej disa kohësh ka qenë gazetari i “Top Channel” Denis Dyrnjaja, i cili ka treguar një histori të trishtë, për një 40-vjeçar i cili nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e tmerrshme, kancerin.

OPINIONE

INTERVISTA