Një anëtar i lartë i një sekti hebre ortodoks i kërkuar për trafikim të dyshuar të qenieve njerëzore është arrestuar nga agjentët e Interpolit në Guatemalë.
Anëtarë të tjerë të sektit Lev Tahor akuzohen për abuzim seksual të fëmijëve në Amerikën Qendrore dhe në vitin 2021 anëtarët e grupit hebre u dënuan për përpjekjen për të rrëmbyer një vajzë 14-vjeçare e cila ishte në një martesë të rregulluar me një burrë të rritur në grup.
Interpoli dhe policia e Guatemalës thanë se arrestuan Yoel Alter, një shtetas izraelit 35-vjeçar. Alter kërkohet për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore në Meksikë.
Policia e Guatemalës arrestoi gjatë fundjavës një anëtar të kultit Lev Tahor, i cili kërkohet nga Meksika për trafikim njerëzor.
Lev Tahor është një sekt hebre i themeluar në Izrael nga Shlomo Helbrans në vitin 1988. Ai përbëhet nga rreth 200–300 anëtarë dhe, sipas autoriteteve guatemalase, është i përfshirë në abuzim s*ksual të fëmijëve, p*dofili dhe përdh*nim.
Yoel Alter, 35 vjeç, një shtetas izraelit, u arrestua pranë një qendre qeveritare për kujdesin ndaj të miturve në Guatemala City, konfirmoi policia. Aktualisht, fëmijët e kultit po mbahen në këtë qendër pasi janë ndarë nga prindërit e tyre për shkak të abuzimit nga udhëheqësit e kultit.
Anëtarët e sektit kanë organizuar protesta dhe janë përplasur me policinë javët e fundit për shkak të ndarjes së të miturve. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Guatemalës ka konfirmuar se gjithsej 148 të mitur janë ndarë nga prindërit e tyre.
Alter, i prangosur dhe i veshur me rrobat e gjata tradicionale të kultit, u dërgua në gjykatë dhe do të ekstradohet në Meksikë në ditët në vijim.