Shqiperia

Angli burgosen 7 shqiptarë për kultivim kanabisi

Gazeta angleze Birmingham Mail ka një rubrikë speciale të quajtur: Nxirri emrin, nxirri bojën (Name and shame). Në këtë rubrikë cdo muaj jepen emrat, fotot, akuzat dhe dënimet për të gjithë të dënuarit e muajit në fjalë. Në rubrikën e muajit shtator janë publikuar emrat dhe fotot e 7 shqiptarëve të dënuar për kultivim kanabisi.
Ata janë: Metali Shehu, Rigert Papdedaj, Blerim Trota, Refik Duraku, Ermijon Gjuta, Did Dida dhe Ardit Gjuta. Ata u arrestuan në 17 shtator për mbjelljen e 260 bimëve kanabis si edhe të 600 fidanëve. Nëse kjo sasi kanabisi do shitej me pakicë, do tu siguronte të arrestuarve rreth gjysëm million stërlina të ardhura./Gjergji Thanasi/Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA