Angli kapen 21 klandestinë shqiptarë në një anije holandeze

 

Roja Bregdetare Angleze kapi 21 klandestinë shqiptarë në bordin e anijes kontejnermbajtëse Rotra Mare. Anija ka flamur dhe ekujpazh (pjesërisht) holandez. Anija ishte nisur nga porti spanjoll i Bilbaos me një ngarkesë pajisje turbinash ere për Kompaninë Siemens Gamesa. Klandestinët u kapën në portin anglez të Jarmuthit. Ky është numër rekord klandestinësh shqiptarë të kapur në një anije të vetme nga organet ligjzbatuese angleze. Ndër 21 klandestinët kishte edhe 2 të mitur.

Ekujpazhi i anijes njoftoi me VHF autoritet angleze, që kishte klandestinë në bord, që kur ishte në radë rreth 5 milje nga porti në mbrëmjen e së martës. Të mërkurën, kur anija hyri në port, policia angleze e krehu anijen cep më cep duke kapur klandestinët shqiptarë. Të afërmit e tyre në Shqipëri nuk duhet të bëhen merak, që nuk kanë kontakte me këta 21 klandestinë, sepse policia angleze u ka konfiskuar celularët. Shpresohet që në celularët të gjenden informacione dhe indicie për organizatorët e këtij trafiku.

Shqiptarët janë me të vërtetë njerëz enigmatikë! Ndonëse Qeveria Rama sapo hapi me Brukselin për herë të tretë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE, shqiptarët vazhdojnë të mësyjnë ilegalisht vendet europiane përfshirë edhe Anglinë, Kanadanë dhe Amerikën, në vend që të kenë durim, se Qeveria Rama do e sjelli Brukselin në Tiranë, në Shqipëri.

 

/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne