Angli – Sulm islamofobik ndaj një shkolle islame në Newcastel

Në sulmin islamofobik të ndërmarrë ndaj një shkolle në Angli, e cila ofron arsim islam, janë thyer dritaret e godinës, ndërsa janë grisur dhe shpërndarë përreth kopjet e Kuranit.

Përgjegjësi i shkollës, Imami Abdul Muhit deklaroi se pasi hynë së bashku me policinë në mesxhidin e Akademisë Bahr në Newcastle pas sulmit që ndodhi në natën e së hënës aty hasën në 6 të rinj të mitur dhe panë se në çdo vend ishte derdhur një substancë e ndezshme.

“Ne nuk hasëm në zjarr, por vërejtëm se ishte djegur një tapet. Pothuajse bëheshin gati për të djegur çdo gjë. Ata mes vete bënin fjalë për ‘terroristët myslimanë’ dhe bënin shaka raciste”, deklaroi Muhit.

Ai theksoi se 6 të dyshuarit u arratisën pasi ekipi i parë i policisë që erdhi në vendin e ngjarjes nuk kishte numër të mjaftueshëm të policëve, por bëri të ditur se sulmuesit janë kapur ditën e martë.

Muhit theksoi se ky ka qenë sulmi i dytë brenda 3 muajve, ndërsa është sulmi i katërt në përgjithësi.

Duke vënë në dukje se kjo është shkolla e vetme që ofron arsim islam në veri të Anglisë, Muhit u shpreh i shqetësuar nga mundësia për ndërmarrje të ndonjë sulmi më të madh në të ardhmen.

Në sulmin e ndërmarrë në janar në muret e shkollës ishin shkruar shkrime raciste.

Sipas të dhënave zyrtare, sulmet raciste dhe islamofobike në Angli kanë shënuar rritje serioze pas sulmit terroriste në Zelandën e Re të ndërmarrë më 15 mars.

Ndërkaq sipas të dhënave të organizatës pro-qeveritare “Tell Mama”, e cila monitoron sulmet islamofobike në Angli, pas sulmeve terroriste në Zelandën e Re sulmet ndaj myslimanëve u rritën me 600 për qind./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne