Angli – “The Times”: Kryeministrja Theresa May do të njoftojë dorëheqjen të premten

Theresa May është përballë një presioni gjithnjë e më të fortë për dorëheqje nga posti i kryeministrit të Anglisë, ku procesi i daljes nga Bashkimi Evropian (Brexit) është transformuar në krizë politike.

Pas njoftimit mbrëmjen e së mërkurës të dorëheqjes së ministres përgjegjëse për Dhomën e Komunave, Andrea Leadsom, theksohet se edhe vetë Kryeministrja May mund të japë dorëheqjen të premten.

Leadsom u bë zyrtarja e lartë numër 36 që ka dhënë dorëheqjen nga radhët emrave të qeverisë së drejtuar nga May. Në vitet e fundit, shefja e Londrës zyrtare ka humbur mbështetjen e shumë emrave të rëndësishëm anëtarë të qeverisë, përfshi këtu 2 ministra të Brexit-it, 1 ministër të Punëve të Jashtme, 1 ministër të Punëve të Brendshme, 1 zëvendëskryeministër dhe 2 ministra të Mbrojtjes. Vlen të theksohet se pjesa dërrmuese e dorëheqjeve kanë ardhur si pasojë e vendimeve të kryeqeveritares britanike për ndryshime në politikën e Brexit-it.

Sipas lajmeve dhe komenteve të publikuara në shtypit britanik të enjten, rritja e vazhdueshme e presionit mund ta detyrojë Kryeministren May që të paraqesë dorëheqjen të premten.

Gazeta “The Times”, ndër më prestigjiozet në Angli, hodhi pretendimin se lëshimet e reja të Kryeministres May për të marrë miratimin e Parlamentit në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it kanë nisur një revoltë brenda Partisë Konservatore të saj dhe se dorëheqja e ministres Leadsom është vetëm fillimi. Sipas të përditshmes në fjalë, May është në një presion marramendës dhe të premten do të njoftojë dorëheqjen./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne