Anglia ka pasur plane për të shkaterruar me bomba atomike fushat e naftës në Lindjen e Mesme në rast pushtimi nga sovjetikët

Disa dokumenta të deklasifikuara të qeverisë Britanike zbulojnë se si qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte planifikuar një plan të fshehtë për të shkatërruar industrinë e naftës në Lindjen e Mesme me armë bërthamore me qëllim që rezervat e rajonit të mos binin në duart e “gabuara”.

Në vitin 1949, Presidenti Harry Truman nënshkroi dokumentin NSC 26/2 për politikën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili deklaronte se në rast të një pushtimi sovjetik të Lindjes së Mesme, burimet dhe objektet do të shkatërroheshin para arritjes së Armatës së Kuqe. Ne operacionin e quajtur “mohimi” do të shiheshin punonjësit e naftës të fillonin të sabotonin dhe shkatërronin objektet e tyre kur tu jepej drita jeshile nga Uashingtoni.

Dokumentet e deklasifikuara tregojnë programin amerikano-anglez “Mohimi”.
Dokumentet e Ministrisë së Jashtme britanike tregojnë se Whitehall ishte i informuar për NSC 26/2 dhe mbështeti me entuziazëm strategjinë nderkohe punonjësit e naftës do të ndihmoheshin në përpjekjet e tyre nga ushtria, duke përfshirë Forcën Ajrore Mbretërore .

Në kete fotografi të datës 13 dhjetor 1951, turma e mbështetësve të Kryeministrit Mossadek mblidhen rreth një portreti të madh të Mulla Kashanit, një nga mbështetësit e fuqishëm të regjimit të Mossadekut, në Teheran. Pasi u hoqën nga historia e saj zyrtare, dokumentet që përshkruajnë grushtin e shtetit të mbështetur nga SHBA të vitit 1953 janë botuar në heshtje në qershor 2017, nga Departamenti i Shtetit, duke ofruar një paraqitje të re në një operacion që përfundimisht e shtyu vendin drejt Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe armiqësisë me perendimin.

Megjithatë, planet e Mbretërisë së Bashkuar u ballafaquan me një problem madhor, të cilin zyrtarët e vunë në dukje në dosjet e brendshme. Fuqia dhe ndikimi i Perandorisë Britanike në Lindjen e Mesme po pakësohej dhe nuk kishin më monopol në përpunimin dhe prodhimin e naftës në vende të tilla si Iraku dhe Irani. Në rastin e Irakut, Mbretëria e Bashkuar e ruajti kompleksin më të madh të naftës ne Kiruk, por qeveria kontrollonte rafineritë kryesore në Alwand, Bagdad dhe Basra.

Më vonë, madje edhe pas grushtit të shtetit te vitit 1953, të udhëhequr nga SHBA dhe Britania e Madhe, që instaloi në pushtet Shahun pro-perëndimor dhe e ktheu kontrollin industrisë iraniane të naftës në duart britanike nëpërmjet British Petroleum. Teherani mbajti kontrollin e disa objekteve, dhe ishte në procesin e ndërtimit të më shumë objekteve.

Zyrtarët britanikë kishin frikë se mos në këtë komplot rritej rreziku i rrjedhjes se informacionit te planit “mohimi” nga perfshirja e punojesve vendas ne te.

Opsioni bërthamor

Një zgjidhje e mundshme për këtë problem u debatua në vitin 1955. Atë vit Mbretëria e Bashkuar filloi të kryejë teste të armëve bërthamore në anën australiane. Mendohej se ky lloj armatimi mund të ishte “metoda më e plotë e shkatërrimit të instalimeve të naftës” në Iran dhe Irak, deklaruan në një raport shefat e Shtabeve të Përbashkët .

Planet britanike të “Mohimit” per naftën, duke përfshirë forcën bërthamore.

Ndërsa nga dosjet është e paqartë nëse Uashingtoni ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këto diskutime, Shefat e Përbashkët sigurisht kishin leje zyrtare për të kërkuar që SHBA të përdorë arsenalin e vet bërthamor në fushat e naftës të Iranit në rast të një pushtimi sovjetik të vendit, një perspektivë kjo e diskutuar me Zyrtarët amerikanë vitin ne vijim. Veprimi bërthamor amerikan u vlerësua si “i vetmi mjet i mundshëm për refuzimin e naftës” në Iran.

Megjithëse dokumentet nuk vërejnë ndonjë reagim specifik ndaj sugjerimit, operatori i CIA-s, George Prussing, i cili u caktua të punonte me kompanitë e naftës në Lindjen e Mesme për planin “mohimi”, u dërgua për të inspektuar fushat dhe stabilimentet e naftës në Iran dhe për të hetuar mundësitë e ndryshme mbi propozimet per “mohimin”.

Ai vlerësoi “mohimin”, por rrënimi i tokës do te ishte opsioni më i mirë dhe shkatërrimi bërthamor nuk do të ishte i nevojshëm. Zyrtarët britanikë për fat të mirë vunë në dukje se vëllimi i madh dhe në rritje i amerikanëve që punonin në Iran nënkuptonte se një politikë të tillë mund të mbahej sekrete dhe të ekzekutohej me sukses nëse do të donin. Bill Otto, një punonjës i gjigantit të naftës saudite Aramco dhe ish-ekspert për asgjësimin e bombave, u dërgua për të ndihmuar zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar qe të ndryshonin planet e tyre për rajonin.

Ndërkohë që armët bërthamore ishin jashtë tryezës, strategjia “mohimi” më pas u shtri në fushë, për të përfshirë një rafineri amerikane në Liban, një strukturë britanike në Egjipt dhe një rafineri në atë kohë të papërfunduar në Siri. Të dy vendet gjithashtu ndanë gjeografikisht përgjegjësinë për zbatimin e strategjisë, me SHBA-të duke marrë përgjegjësinë për Zonën Neutrale të Kuvajtit dhe rafineritë dhe tubacionet në Mbretërinë e Bashkuar në Izrael dhe Turqi.

Dokumente të deklasifikuara zbulojnë planet e Mbretërisë së Bashkuar për te goditur me bombe atomike Lindjen e Mesme

Sidoqoftë, më 1956 George Weber, një punonjës i stafit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, sugjeroi që politika të ndahej. Ai vuri në dukje se Bashkimi Sovjetik nuk ishte sfida e vetme me të cilën Perëndimi përballej në rajon, rritja e nacionalizmit arab, siç ishte ajo e praktikuar nga presidenti egjiptian Gamal Adbul Nasser,kërcënonte monopolin perëndimor mbi burimet e rajonit.

Për më tepër, ai sugjeroi se programet e trajnimit të shkaterrimit nga punonjësit e kompanive të naftës perbenin një rrezik të sigurisë dhe bënë që ekspozimi publik të kishte më shumë gjasa. Si rezultat, një politikë e re, NSC 5714 u implementua, e cila hoqi të gjithë përfshirjen civile dhe përfundoi bashkëpunimin me firmat e naftës, duke ja lënë kështu detyrën e objektivave të naftës vetëm forcave ushtarake dhe vetëm nëse ato kapeshin nga Ushtria e Kuqe, ose forca ushtarake lokale.

Në të njëjtën kohë, britanikët dhe amerikanët të dy në mënyrë të pavarur krijuan politika plotësuese për mbrojtjen e aksesit të tyre me kosto të ulët në naften e Lindjes së Mesme. Londra ndërhyri drejt mbrojtjes paraprake të instalimeve kyçe të naftës në Gji nga rreziku egjiptian, ndërsa Uashingtoni beri gati trupat për të luftuar elementët nacionalistë arabë në vendet kryesore të prodhimit të naftës.

Precedentët historikë

Si përfundim ajo qe u arrit nga këto plane dhe ajo se si sunduesit e Lindjes së Mesme u pajtuan me to,nuk qartësohet nga dokumentet e deklasifikuara. Përmendja e fundit e strategjisë “mohimi” në memorandumet e SHBA vjen në vitin 1963, kur një staf i administratës John F. Kennedy i kërkon Departamentit të Shtetit nëse NSC 5714 ishte ende një politikë qeveritare apo ishte zëvendësuar. Përgjigja e Departamentit, nëse ka pasur pergjigje nuk është në dispozicion të publikut .

Si rezultat, nuk është e sigurtë se kur përfundoi politika. NSC 5714 mund të jetë ndryshuar dhe përsosur ose eshte revokuar tërësisht në dekadat që prej asaj kohe.

Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që Perëndimi kishte planifikuar një goditje bërthamore për Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1945, ndërsa Lufta e Dytë Botërore në Europë po i afrohej fundit, Kryeministri britanik Winston Churchill u kërkoi shefave të tij ushtarak të përgatisin një plan të fshehtë lufte,”Operacionin e jashtëzakonshëm” që do të shihte aleatët perëndimorë të ekzekutonin luftën totale ndaj Bashkimit Sovjetik në Europën Qendrore dhe Lindore, përpara se të marshonin drejt vetë Bashkimit Sovjetik.

Forca në Europë ishte shumë e pabarabartë, SHBA dhe Britania e Madhe kishin nën 4 milion njerëz në Europë kur Gjermania u dorëzua, shumica e të cilëve ishin amerikanë që së shpejti do të transferoheshin në Paqësor për të luftuar Japoninë, ndersa Ushtria e Kuqe numëronte mbi 11 milionë. Për të kompensuar mungesën, nazistët e kapur do të përfshiheshin në radhët e Perëndimit dhe forcat sovjetike do të bombardoheshin me bomba atomike. Planet britanike ishin jo te mundshem veçanërisht pasi ato vareshin tërësisht nga miratimi dhe mbështetja e SHBA-se.

Megjithatë, Churchilli i prezantoi Presidentit Truman planin. Truman ia bëri të qartë se SHBA nuk do të merrte pjesë në Operacionin e jashtëzakonshëm, dhe plani u hodh poshtë.

Kjo foto e 8 shtatorit 1945 tregon një korrespondent aleat që qëndron në rrënojat e një ndërtese te bombarduar.

Për më tepër, në vitet 50 Pentagoni skicoi planet e përkohshme për luftë bërthamore në Bashkimin Sovjetik, i cili do të synonte 1200 qytete dhe 1,100 aeroporte të shpërndara në Evropën Lindore, Bashkimin Sovjetik dhe Kinë. Qytetet e shenjestruara përfshinin Moskën dhe Leningradin.

Armët bërthamore do të dërgoheshin nga avionë të tillë si B-47 me bazë në Britanine e Madhe, Marok dhe Spanjë dhe B-52./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne