Anglia paralajmëron për një konflikt të mundshëm ShBA-Iran

Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt tha të hënën se mosmarrëveshja mes ShBA-së dhe Iranit rrezikon të përfundojnë në një konflikt për shkak të sanksioneve amerikane ndaj aktivitetit bërthamor të Teheranit dhe se vendi i tij është i shqetësuar për këtë situatë.

Duke folur për televizionin britanik “Sky News” para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel të Belgjikës, Hunt vlerësoi edhe zhvillimet pas tërheqjes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për rrezikun e një konflikti midis dy vendeve, të cilin nuk e dëshiron asnjë nga palët, por që varet nga tensioni në rritje”, tha kryediplomati britanik.

Duke deklaruar se ai do ta ndajë këtë shqetësim me homologët e tij evropianë në Bruksel, Hunt tha: “Çështja më e rëndësishme është të sigurojmë që ne nuk po e futim sërish Iranin në rrugën e ri-nuklearizimit”.

Duke shprehur se ri-nuklearizimi i Iranit mund ti orientojnë edhe vendet fqinje në këtë rrugë, Hunt bëri këtë vlerësim: “Ky rajon është tashmë rajoni më i paqëndrueshëm në botë. Një zhvillim i tillë do të ishte një hap i madh në drejtim të gabuar”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne