Anija e sondimit Guzelyurt-1 pozicionohet në Mesdhe

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Fatih Dönmez) tha se Anija Gyzeljurt-1 (Güzelyurt-1) e anijes së shpimit Javuz (Yavuz), që do të zhvillojë aktivitetet e kërkimit në Mesdhe, arriti në lokalizimin e përcaktuar.

Ministri Dënmez bëri një postim në median sociale Twitter.

“Anija jonë e kërkimeve për karburante në det, Gyzeljurt-1 arriti në lokacion. Ajo vazhdon punimet për fiksimin në pozicion dhe pasi të përfundojë të gjitha përgatitjet, do të fillojë shpimet në det në kohën më të shkurtër”, shkroi ministri turk në mesazhin e tij.

Sipas sistemit të paralajmërimit të nagivimit, anija e shpimit Javuz pritet që të vazhdojë punimet e saj në Mesdhe deri në janar të vitit 2020./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne