Një anije katariane me vela ka nisur nga Turqia më 10 korrik 2019, turneun e saj “Fateh Al Khair 4” duke e filluar lundrimin nga porti Pipek në ngushticën e Bosforit në Stamboll.
Destinacioni i saj gjatë vitit 2019 do të jenë vendet e Mesdheut, dhe në dy vitet e ardhshme (2020 – 2021) do të ndalet në vendet e Afrikës së Veriut. Turneu detar “Fatah Al Khair 4” do ti përcjellë botës një mesazh kulturor nga Doha, pasi në vendet që do të vizitojë do të paraqesë civilizimin, kulturën dhe trashëgiminë detare dhe jo vetëm të Katarit, krahas promovimit të Botërorit të Futbollit “Qatar 2022”.
Institucioni “Katara” që organizon këtë lundrim, ka zhvilluar më parë edhe disa turne të tjera që nga viti 2013, por lundrimi aktual do të jetë i jashtëzakonshëm duke shënuar një moment historik në lundrimet e trashëgimisë, pasi do të hapë horizontet e komunikimit me popujt dhe kulturat e botës.
“Fateh Al Khair 4” për vitin 2019 do të zgjasë katër muaj dhe do të përshkruajë rreth 4400 milje, nisur nga Bosfori e deri në Xhenova të Italisë. Konkretisht destinacionet e tij për këtë vit do të jenë pesë vende të Mesdheut, përkatësisht Turqia, Greqia, Shqipëria, Kroacia dhe Italia.