Shqiperia

Anija shqiptare ‘Butrinti’ në bashkëpunim me rojet bregdetare turke dhe greke shpëton 36 emigrantë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njofton se anija shqiptare ‘Butrinti’ ka shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, në brigjet e detit Egje.

Ministrja bën me dije se në mjetin lundrues ndodheshin 12 fëmijë dhe 15 gra, të cilët janë shpëtuar mrekullisht nga anija shqiptare.

Më tej, Xhaçka sqaron se emigrantët e nisur nga brigjet turke i janë dorëzuar rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios.

Njoftimi i ministres Olta Xhaçka:

“Anija shqiptare #Butrinti vijon punën e mirë të simotrës së saj #Oriku në detin Egje.

Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra.

36 emigrantët e nisur nga brigjet turke iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios.”

OPINIONE