Anijet angleze me naftë të frikësuara nga kalimi në ngushticën e Hormuzit

Burimet perëndimore kanë raportuar se një anije naftëmbajtëse e kompanisë Britsh Petroliun, nuk ka pranuar të futet në ngushticën e Hormuzit dhe është ankoruar në brigjet e Arabisë Saudite.

Agjencia Bloomberg ditën e hënë ka raportuar se një anije angleze për shkak të frikës së bllokimit të saj nga Irani në Gjirin Persik, nuk ka pranuar të kalojë nga ngushtica e Hormuzit. Forcat detare të Anglisë javën e kaluar me një akt që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe duke ndjekur interesat e Amerikës, kanë bllokuar dhe konfiskuar një anije iraniane me naftë në ujërat e Gjibraltarit. Anija e kompanisë British Petrolium quhet British Heritch dhe ka një kapacitet transportues prej 1 milion fuçi naftë. Kjo anije ishte duke lëvizur drejt portit të Basras në Irak por dy ditë më parë ka ndryshuar trajektoren dhe është ankoruar në brigjet e Arabisë Saudite. Sipas Bloomberg, kompania British Petrolium është e shqetësuar se bllokimi i anijes iraniane në Gjibraltar do të shkaktojë bllokimin e anijes së saj nga Irani. Më 4 korrik forcat detare të Anglisë në formë të jashtëligjshme dhe me kërkesë të Amerikës, kanë bllokuar anijen iraniane me naftë Grace 1 në ujërat e Gjibraltarit. Pas kësaj piraterie, ministria e mbrojtjes e Iranit ka njoftuar se ky veprim nuk do të mbesë pa përgjigje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne