Bota

Anijet luftarake ruse dhe amerikane gati përplasen në Paqësor

Një anije luftarake ruse dhe një anije po ashtu luftarake amerikane kanë qenë afër përplasjes në perëndim të Oqeanit Paqësor, dhe secila palë ka fajësuar tjetrën për këtë incident. Flota ruse e Paqësorit, ka thënë se anija e marinës amerikane, USS Chancellorsville, ka kaluar vetëm 50 metra para anijes ruse, Admiral Vinogradov, të premten.

Sipas kësaj Flote, anija ruse është dashur të “marrë drejtim tjetër urgjent” për të anashkaluar anijen amerikane. Megjithatë, forcat amerikane kanë fajësuar rusët, duke thënë se anija e tyre ka qenë përgjegjëse në rast të ndonjë përplasjeje. Komandanti amerikan, Clayton Doss, i ka cilësuar rusët “të pasigurt dhe joprofesionalë”, duke thënë se anija e tyre ka marrë drejtim jo të duhur kundrejt anijes amerikane.

Ai i ka cilësuar pretendimet ruse si “propagandë”. Të dyja shtetet vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën për hapa të rrezikshëm ushtarakë, si në ujë, ashtu edhe në ajër.

OPINIONE