Anijet luftarake ukrainase provokojnë flotën ruse në Detin Azov

Rusia ka akuzuar Ukrainën për thyerjen e ligjit ndërkombëtar, pasi rojet kufitare ruse janë përpjekur që të ndalonin dy anije ushtarake të Ukrainës në territorin rus të Detit te Zi.

Dy anijet e blinduara ukrainase ishin nisur nga porti Odessa për në Mariupol, udhëtim ky që do kalonte përmes ngushtices Kerch në Detin Azov. Anijet ruse të rojeve kufitare kishin provuar t’i ndalonin anijet ukrainase, shkruan Reuters.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se shërbimi i fshehtë i Rusisë, FSB, ka akuzuar Ukrainën se nuk e kishte njoftuar atë përpara se t’i niste anijet për në Detin e Zi.

Marina ukrainase tha se incidenti ndodhi sot, teksa anijet – përfshirë dy anije të vogla luftarake – po udhëtonin nga porti në Odesa që gjendet në Detin e Zi, drejt Mariupolit në Detin Azov.

Shërbimi i Sigurisë Federale ruse (FSB), që kontrollon shërbimet detare të shtetit, akuzoi Kievin se ka hyrë ilegalisht në ujërat ruse dhe me qëllim ka provokuar një konflikt.

Deti Azovit është një zonë që ka krijuar tensione mes Moskës dhe Kievit, që prej bashkimit te Krimesë me Rusine më 2014.

Të dyja palët kanë rritur prezencën e tyre ushtarake në rajonin e Azovit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne