Ankara – Ambasadori i Libanit u thirr në Ministri

Pas deklaratave skandaloze të Presidentit të Libanit, Mishel Avn (Michel Aoun) për Shtetin Osman, një veprim provokues ka ndodhur edhe kundër Ambasadës së Turqisë në Bejrut.

Një grup 8-10 vetë të enjten rreth orës 6 të mëngjesit vari në derën e Ambasadës së Turqisë në Bejrut një copë pëlhure me fjalë kërcënuese.

Pas këtij veprimi u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme Ambasadori i Libanit në Ankara, Gassan Muallim, të cilit iu komunikua shqetësimi lidhur me ngjarjen.

Ambasadorit Muallim iu bë e ditur se fakti që këta persona kanë arritur të afrohen deri në hyrje të kancelarisë do të thotë që çështja para së gjithash është shqetësuese në aspektin e sigurisë së ambasadës turke.

Në audiencë gjithashtu u kërkua (përmes ambasadorit Muallim) marrja pa humbur kohë nga ana e shtetit te tij e masave të nevojshme të sigurisë për ruajtjen e të gjitha interesave turke në Liban, kryesisht të Ambasadës së Turqisë në Bejrut.

Raportohet se nisma të tilla në këtë kontekst u ndërmorën në prani të autoriteteve libaneze edhe nga Ambasada e Turqisë në Bejrut./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne