Ankara-Moskë, dakord të parandalojnë kërcënimin terrorist kundër integritetit territorial të Sirisë

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, priti të enjën në Ankara një delegacion rus të udhëhequr nga i dërguari special i këtij vendit për Sirinë, Alexander Lavrentiev.

Kalin dhe Lavrentiev – i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të delegacionit – diskutuan zhvillimet e fundit në Siri duke u ndalur veçanërisht mbi disa çështje strategjike, siç janë operacioni “Burimi i Paqes”, Menbixhi dhe Idlibi.

Gjatë mbledhjes në fjalë, ku u theksua se qëllimi i operacionit “Burimi i Paqes” është eliminimi i shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare të Turqisë dhe mundësimi i kthimit të sigurt të refugjatëve sirianë në vendin e tyre, palët vlerësuan gjithashtu ecurinë e procesit të zgjidhjes politike dhe komitetit kushtetues në Siri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne