Ankara – Policia ndaloi një pjesëtarë të FETO-s në lidhje me rastin Karlov

Autoritetet turke kanë caktuar paraburgim për punonjësin e Autoritetit të Teknologjisë dhe Komunikimit (BTK) në Turqi, Şahin Söğüt, i cili u arrestua në kuadër të hetimeve rreth atentatit ndaj ambasadorit rus në Ankara Andrey Karlov për të cilin u konstatua të ketë qenë “epror” i atentatorit Mevlüt Mert Altıntaş brenda organizatës terroriste FETO.

Söğüt, i cili u arrestua me urdhër të prokurorit republikan të Ankarasë që është duke hetuar rastin, Adem Akıncı, është transferuar në një gjykatë penale e cila ka vendosur për paraburgimin e tij.

Ndryshe, ambasadori rus Karlov u vra më 19 dhjetor të vitit 2016 si pasojë e një atentati nga Mevlüt Mert Altıntaş gjatë një ekspozite në Ankara.

Në lidhje me vrasjen autoritetet kishin paraburgosur shtatë persona, prej të cilëve tre policë, përfshirë kreun e Grupit Mediatik Guru, Hayreddin Aydınbaş, dhe personin që u mor me organizimin e ekspozitës Mustafa Timur Özkan. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne