Ankara – Presidenti Thaçi i kërkon Kryeministrit Medvedev një komunikim fillestar Kosovë-Rusi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kërkoi të hënën Kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, që të vendoset një komunikim fillestar midis dy vendeve, gjatë takimit në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kërkoi të hënën Kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, që të vendoset një komunikim fillestar midis dy vendeve.

Thaçi zhvilloi një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev, gjatë takimit në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.

“Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga Kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u pajtuam se marrëveshja e mundshme do të sjellë paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Thaçi në “Facebook”.

Avramopoulos:  Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të vonojë

Kreu i shtetit të Kosovës u takua gjithashtu me komisarin e BE-për për Emigracion, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

“Komisioneri Avramopoulos më konfirmoi se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj me të drejtë presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë. Qytetarët e Kosovës me padurim presin që ky proces të përmbyllet duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë në Hapësirën Schengen”, thekson Thaçi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne