Bota

Ankara – Vihet theksi në integritetin territorial të Sirisë nga liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit

Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në samitin tresh në Ankara vënë theksin në integritetin territorial të Sirisë.

Pas samitit tresh me temë Sirinë që u mbajt në Ankara, Presidentët Recep Tayyip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani publikuan një komunikatë të përbashkët.

Samiti i parë tresh u zhvillua në Soçi të Rusisë në Detin e Zi për të diskutuar përparimin e bërë në bisedimet e paqes në Astana dhe ndryshimet në zonat de-eskaluese në të gjithë Sirinë.

Liderët gjithashtu shprehën kënaqësinë e kontributit të dhënë për zgjidhjen e krizës së Sirisë të procesit të Astanës të filluar me iniciativën e tre vendeve në janar të vitit 2017.

Gjatë samitit të Ankarasë liderët konfirmuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar me procesin e vendosjes së armëpushimit të qëndrueshëm mes palëve dhe me progres në procesin politik të filluar me rezolutën 2254 të KS të OKB-së.

Në deklaratën e tre liderëve u vë theksi në integritetin territorial të Siri, pavarësisë dhe unitetit.

Në komunikatën përfundimtare shkruhet: “Liderët konfirmuan se nuk duhet të paragjykohet në lidhje me hapat e hedhura që do të vërtetohen nga të gjitha përfaqësuesit e shoqërisë siriane në përputhje me rezolutat e OKB-së pa marrë parasysh se nga ana e kujt janë hedhur. Refuzohet çdo iniciativë që do të krijojnë realitete të reja në terren nën petkun e luftës kundër terrorit. Vihet theksi në vendosmërinë për ti bërë ballë të gjitha agjendave të reja që synojnë dobësimin e sigurisë kombëtare të vendeve fqinje, sovranitetin dhe integritetin e territoreve të Sirisë”./ trt

OPINIONE

INTERVISTA