Ankaraja bën thirrje për qetësimin e tensionit në Jemen

Turqia, në lidhje me përleshjet ndërmjet njësive të qeverisë legjitime të Yemenit në qytetin Aden dhe disa grupeve separatiste, bëri thirrje për evitimin e hapave, që mund të përshkallëzojnë krizën aktuale në vend.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme njoftohet se ndjehet shqetësim nga përleshjet, që kanë shkaktuar shumë të vrarë dhe të plagosur.

“Ne besojmë se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në Jemen, duke gjetur një zgjidhje politike në themelin e parametrave të vendosura në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, mund të sigurojë vendosjen e autoritetet shtetëror në të gjithë vendin” bëhet e ditur në deklarata.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Turqia thekson edhe një herë se do të mbështesë paqen, qëndrueshmërinë dhe tërësinë territoriale të Jemenit dhe do të qëndrojë pranë legjitimetetit dhe në solidaritet me popullin vëlla të Jemenit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne